E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI, Ilir Meta kërkon negociata me PS-në

Tiranë- Lëvizja Socialiste për Integrim ka këmbëngulur edhe njëherë për bashkëpunimin me PS-në, në prag të zgjedhjeve. Gjatë një konference për shtyp, kreu i LSI-së, Ilir Meta është përqendruar sërish në fjalën e tij, për një takim me kreun e Partisë Socialiste Edi Rama, duke synuar bashkëpunim.

Meta ka njoftuar se do të bëhen përpjekje për nisjen e negociatave me eksponentë të PS-së. Madje, ka shkuar edhe më tej, duke deklaruar se nga pala e LSI-së, negociator do të jetë Sabit Brokaj, ndërkohë që ka shtuar se respekton mendimet personale të eksponentëve të PS-së, si Servet Pëllumbi, Dritëro Agolli dhe Rexhep Mejdani për bashkepunimin e së majtës.

Sipas Metës është i nevojshëm një diskutim i përbashkët për vendosjen e shtyllave të bashkëpunimit mes palëve. E gjithë kjo, sipas tij është në kuadër të bashkëpunimit të opozitës para zgjedhjeve parlamentare që pritet të mbahen vitin e ardhshëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›