E Shtunë, 31 Tetor 2026

Degjeneron derbi miqësor, sherr dhe kartonë të kuq

 

Ka përfunduar në barazim 1-1 derbi miqësor mes Partizanit dhe Tiranës. Realisht nuk ka pasur asgjë miqësore në këtë takim i cili përfundoi në sherre dhe kartonë të kuq. Përveç kësaj tifozeria e kuqe, e numërt në shkallët e stadiumit ka brohoritur në mënyrë të vazhdueshme kundër drejtuesve të federatës dhe në mënyrë të veçantë presidentit Duka. Përsa i përket takimit golashënuesit respektivë ishin Sabien Lilaj për Tiranën me penallti dhe Arbër Capo për Partizanin. Lilaj u bë protagonist edhe në negativ pasi u nxorr me karton të kuq nga gjyqtari Jareci ashtu sikundër edhe Beqiri për Partizanin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›