E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Kalendar bujar" për Tiranën e fazës së parë

 

Leonard Karaj

Nuk thonë kot; shorti ndihmon të mëdhenjtë. Në rastin tonë Tirana kampionia në fuqi do ta ketë disi më të lehtë për të mbrojtur titullin, të paktën në teori. Kjo pasi nga 11 takime të fazës së parë, 8 të tilla skuadra bardheblu sipas shortit të hedhur dje do ti zhvillojë në kryeqytet. Ndaj sipas një llogjike të thjeshtë Tirana do të ketë mundësi që të shfrytëzojë në maksimum faktorin fushë dhe të shkëputen me pikë (gjithmonë në teori) nga ndjekësit më të afërt të saj. Tirana do të luajë me Flamurtarin, Skënderbeun, Besën, Kastriotin, Teutën, Shkumbinin dhe natyrisht edhe derbin me Dinamon në kryeqytet. Ndërsa do të jenë të transefrtë vetëm ndaj Gramozit, Apolonisë, Laçit dhe Vllaznisë. Përballja e parë e kampionave në kampionat do të jetë ndaj Flamurtarit të Vlorës. Por ndaj kuqezinjve të Eqerem Memushit, bardheblutë faktikisht do të ndeshen tre ditë më parë në finalen e Superkupës e cila do të risjellë në pak fjalë finalen e Kupës së Shqipërisë për edicionin  kaluar ku Flamurtari arriti të përmbyste gjithçka nga 1-0 në 2-1. Ndaj për Tirana kjo finale do të jetë edhe një mundësi më shumë për tu hakmarrë ndaj skuadrës që i mori trofeun e dytë më të rëndësishmë në kampionatin tonë. Një tjetër takim interesant i javës së parë është edhe ai i Kavajës ku vendasit do të presin Vllazninë e Shkodrës. Kjo përballje ka dhuruar gjithnjë spektakël dhe nerva ndaj në këtë fillim kampionati ku pazaret thuajse nuk ekzistojnë, pritet që të jetë një finale më vete. Ndërsa tri javë më pas (java 4) kavajasit do të udhëtojnë drejt Tiranës për tu ndeshur me bardheblutë. Për tu nënvizuar nga ky kalendar është "derbi i Shqipërisë" mes Vllaznisë së Shkodrës dhe Tiranës, dy skuadra të cilat priten të rivalizojnë njëra-tjetërn edhe për këtë vit. Kjo ndeshje gjatë fazës së parë do të luhet në javën e 10-të në stadiumin "Loro Boriçi" të qytetit të Shkodrës. Ndërsa pas dhjetë sezonesh do të kemi sërish një edicion kampionati me një derb në kryeqytet. Dinamo-Tirana do të luhet në javën e 7-të ndërsa do të mungojnë dy derbet e tjera tradicionale Tirana-Partizani dhe Dinamo-Partizani për shkak të rënies nga kategoria të "demave të kuq". Përsa i përket rivalëve të këtij sezoni veç Tiranës, Vllaznisë dhe Dinamos në valle mund të hyjë edhe Besa, skuadra që realisht është fuqizuar më shumë gjatë kësaj merkatoje.

Shkodranët ndihen të favorizuar
Vllaznia këtë sezon do ta fillojë kampionatin me Besën, në një takim shumë të fortë jashtë fushës. "Nuk duket se ka shumë rëndësi një short në kampionat, pasi me të gjithë ekipet do të luhet, por unë do ta quaja favorizuese për ekipin tonë që në fazën e parë të këtij do të presim në fushën tonë dy nga pretendentet kryesore për titull, Tiranën dhe Dinamon. Ndaj, unë këtë e quaj favorizuese, pavarësisht se gjashtë takime do t'i kemi jashtë fushës sonë në fazën e parë", ka thënë menaxheri i Vllaznisë, Kujtim Shaba.

Sulaj: S'u frikësohem transfertave
Dinamovitët kampionatin e 71-të kombëtar të futbollit do ta nisin me dy transferta, një në Krujë ndaj Kastriotit vendas dhe një në Vlorë me Flamurtarin. "Duhet të dini që ne jemi në përgatitje më përpara dhe shumë më mirë se sa të tjerët. Ne kemi shansin e mirë që ndeshjet e para i kemi në transfertë, në kohën që skuadrat e tjera nuk janë formuar e konsoliduar ende. Ne e kemi skuadrën shumë më të fortë se sa të tjerët, kështu që s'e kemi problem që do ta nisim kampionatin në transfertë", ka nënvizuar Sulaj.

Flamurtari, Çipi: Kalendar i mirë
Favorizues është dukur në pamje të parë kalendari edhe për vlonjatët. "Mendoj se shorti është krejt normal dhe nuk ka ndonjë surprizë. Natyrisht, fillimi është pak i vështirë, pasi do të luajmë kundër Tiranës. Ne do të përballemi me ekipe ndoshta të pasistemuara ende dhe pse jo, jemi disi më të favorizuar. Megjithatë, gjithçka më duket normale me këtë kalendar. Flamurtari futet në kampionat me objektiva madhorë,"- është shprehur shefi i klubit vlonjat, Geri Çipi.

Kalendari 2009-2010

Faza e Parë
Java I/ 23.08.09
Tirana-Flamurtari
Skënderbeu-Laçi
Gramozi-Shkumbini
Besa-Vllaznia
Apolonia-Teuta
Kastrioti-Dinamo

Java II/ 30.08.09
Tirana-Skënderbeu
Laçi-Gramozi
Shkumbini-Besa
Vllaznia-Apolonia
Teuta-Kastrioti
Flamurtari-Dinamo

Java III/ 02.09.09
Skënderbeu-Flamurtari
Gramozi-Tirana
Besa-Laçi
Apolonia-Shkumbini
Kastrioti-Vllaznia
Dinamo-Teuta

Java IV/ 13.09.09
Tirana-Besa
Skënderbeu-Gramozi
Laçi-Apolonia
Vllaznia-Dinamo
Shkumbini-Kastrioti
Flamurtari-Teuta

Java V/ 19.09.09
Gramozi-Flamurtari
Besa-Skënderbeu
Apolonia-Tirana
Kastrioti-Laçi
Dinamo-Shkumbini
Teuta-Vllaznia

Java VI/ 26.09.09
Gramozi-Besa
Skënderbeu-Apolonia
Tirana-Kastrioti
Laçi-Dinamo
Shkumbini-Teuta
Flamurtari-Vllaznia

Java VII/ 04.10.09
Besa-Flamurtari
Apolonia-Gramozi
Kastrioti-Skënderbeu
Dinamo-Tirana
Teuta-Laçi
Vllaznia-Shkumbini

Java VIII/ 18.10.09
Laçi-Vllaznia
Besa-Apolonia
Gramozi-Kastrioti
Skënderbeu-Dinamo
Tirana-Teuta
Flamurtari-Shkumbini

Java IX/ 24.10.09
Apolonia-Flamurtari
Kastrioti-Besa
Dinamo-Gramozi
Teuta-Skënderbeu
Vllaznia-Tirana
Shkumbini-Laçi

Java X/ 31.10.09
Apolonia-Kastrioti
Besa-Dinamo
Gramozi-Teuta
Skënderbeu-Vllaznia
Tirana-Shkumbini
Flamurtari-Laçi

Java XI/ 07.11.09
Kastrioti-Flamurtari
Dinamo-Apolonia
Teuta-Besa
Vllaznia-Gramozi
Shkumbini-Skënderbeu
Laçi-Tirana
Faza e Dytë
Java XII/ 22.11.09
Flamurtari-Tirana
Laçi-Skënderbeu
Shkumbini-Gramozi
Vllaznia-Besa
Teuta-Apolonia
Dinamo-Kastrioti

Java XIII/ 29.11.09
Skënderbeu-Tirana
Gramozi-Laçi
Besa-Shkumbini
Apolonia-Vllaznia
Kastrioti-Teuta
Dinamo-Flamurtari

Java XIV/ 05.12.09
Flamurtari-Skënderbeu
Tirana-Gramozi
Laçi-Besa
Shkumbini-Apolonia
Vllaznia-Kastrioti
Teuta-Dinamo

Java XV/ 13.12.09
Besa-Tirana
Gramozi-Skënderbeu
Apolonia-Laçi
Dinamo-Vllaznia
Kastrioti-Shkumbini
Teuta-Flamurtari

Java XVI/ 20.12.09
Flamurtari-Gramozi
Skënderbeu-Besa
Tirana-Apolonia
Laçi-Kastrioti
Shkumbini-Dinamo
Vllaznia-Teuta

Java XVII/ 24.12.09
Besa-Gramozi
Apolonia-Skënderbeu
Kastrioti-Tirana
Dinamo-Laçi
Teuta-Shkumbini
Vllaznia-Flamurtari

Java XVIII/ ???????
Flamurtari-Besa
Gramozi-Apolonia
Skënderbeu-Kastrioti
Tirana-Dinamo
Laçi-Teuta
Shkumbini-Vllaznia

Java XIX/ ????????
Vllaznia-Laçi
Apolonia-Besa
Kastrioti-Gramozi
Dinamo-Skënderbeu
Teuta-Tirana
Shkumbini-Flamurtari

Java XX/ ????????
Flamurtari-Apolonia
Besa-Kastrioti
Gramozi-Dinamo
Skënderbeu-Teuta
Tirana-Vllaznia
Laçi-Shkumbini

Java XXI/ ???????
Kastrioti-Apolonia
Dinamo-Besa
Teuta-Gramozi
Vllaznia-Skënderbeu
Shkumbini-Tirana
Laçi-Flamurtari

Java XXII/ ???????
Flamurtari-Kastrioti
Apolonia-Dinamo
Besa-Teuta
Gramozi-Vllaznia
Skënderbeu-Shkumbini
Tirana-Laçi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›