E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tarifat, Bode kundërshton Berishën

 

ADI SHKEMBI

Qeveria miraton hapjen e programeve të studimeve të doktoraturës në tre degë, shkenca sociale, mjekësi, gjeologji dhe miniera. Por tarifat e parashikuara për ndjekjen e këtyre studimeve kanë përplasur publikisht kryeministrin Sali Berisha dhe ministrin e Financave, Ridvan Bode. I sapoardhur nga pushimet, tw cilat i shoqëroi me disa përurime në jug të vendit, kreu i qeverisë ka dalë sërish kundër rritjes së tarifës në 400 mijë lekë të reja. Për të disatën herë në mbledhje qeverie, ai është kundërshtuar nga ministri i tij i Financave, i cili e ka quajtur të përballueshme këtë shifër nga kandidatët që do të marrin gradën doktor.
Debati
Shkak i debatit të fundit në mbledhjen e qeverisë u bë pikërisht një propozim i ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Fatos Beja për hapjen e programeve të studimit të doktoraturës, në Fakultetin e Shkencave Sociale, Mjekësisë, Gjeologjisë dhe Minierave në Tiranë. Pasi ka prezantuar vendimin, kryeministri është shprehur se është kundër tarifës së vendosur nga universitetet, e cila sipas tij është shumë e lartë. “Kanë përcaktuar tarifa shumë të larta. Nuk do të mund të pengoj njeri për tu doktoruar për shkak të tarifës. Jo zotëri. Qeveria nuk mund të vendosë duke pasur parasysh xhepat e të pasurve”, ka deklaruar Berisha. Por pas kundërshtimit të kreut të ekzekutivit, ministri Bode nuk ka nguruar të replikojë në praninë e mediave me të, duke thënë se tarifa prej 400 mijë lekësh që është propozuar në projektvendim është e përballueshme nga kandidatët për doktorë. “Katër milion janë. I gjen ai. Ua paguajnë qendrat e punës ku punojnë”, është përgjigjur Bode. Megjith insistimin e ministrit të Financave për të mos e ndryshuar tarifën e pranimit për ndjekjen e studimeve të doktoraturës, kryeministri Berisha i ka kërkuar ministrit të Arsimit, Fatos Beja që të rishikojë vendimin që kjo tarifë të mos jetë më shumë se 200 mijë lekë. Për të argumentuar këtë qëndrim kreu i qeverisë ka sjellë shembullin e Greqisë, e cila sipas tij i ka falas. Por edhe këtu është ndeshur me kundërshtimin e Bodes, sipas tw cilit falas i kanë vetwm universitetet publike. Ndryshimi i tarifave bëri që vendimi të rikthehet në Ministri për tu rishikuar.

Debati Berisha- Bode

Berisha: Kanë përcaktuar tarifa shumë të larta. Nuk do të mund të pengoj njeri për t’u doktoruar për shkak të tarifës. Jo zotëri. Qeveria nuk mund të vendosë duke pasur parasysh xhepat e të pasurve.
Bode: Katër milion janë.
Berisha: Katër milionë? Jo nuk janë pak katër milion.
Bode: I gjen ai.
Berisha: Jo nuk i gjen dot ai. Ai ka familje, ka për t’u strehuar ka edhe të gjitha ato detyrime të tjera. Dy milionë duhet të jetë. Dy milionë dhe asnjë më tepër bile. Edhe kanë një mani këto universitetet, rrisin tarifat sikur kanë zbuluar Amerikën. Jo nuk do të bëhet kjo.
Bode: Ua paguajnë qendrat e punës ku punojnë.
Berisha: Jo duhet bërë me ligj kjo. Vendi ynë fqinj Greqia i ka free (falas), asnjë qindarkë nuk paguajnë. Po pse kush janë më të pasur shqiptarët apo grekët? Më thoni ju mua?
Bode: Kush tha që i kanë free?
Berisha: Free komplet. Edhe fëmijët e shqiptarëve po të shkojnë atje i kanë free.
Bode: Po shkollat publike janë tjetër gjë.
Berisha: Ata s’kanë shkolla private, kanë shkolla publike dhe i kanë falas. Duhet të dalim nga kjo mani. Çdo vit vijnë këtu me tarifa të fryra. Unë nuk jam që të jenë falas, jam për kontributin tërësor, por nuk jam për tarifa të larta. E kam bërë shumë të qartë këtë qëndrim, prandaj zoti ministër 2 milion dhe e kanë tepër biles.

programet e reja te doktoratures

Hapjen në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës të programeve të studimeve të ciklit të tretë të doktoraturës në:
Filozofi, në përfundim të së cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr) në Filozofi”.
Sociologji, në përfundim të së cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr) në Sociologji”.
Pedagogji, në përfundim të së cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr) në Pedagogji”.
Psikologji, në përfundim të së cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (DR) në Psikologji”.
Punë Sociale, në përfundim të së cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (DR) në Punë Sociale”.
Hapjen në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës të programit të studimeve të ciklit të tretë të doktoratës në:
Studime në Thelluara në Farmakologji, Fiziologji, Fiziologji Patologjike në përfundim të të cilave lëshohen diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr), përkatësisht në studime të thelluara, në Farmakologji, Fiziologji, Fiziologji Patologjike”.

Studime të thelluara të aspekteve epidemiologjike, diagnostike dhe terapeutike të sëmundjeve infektive emergjente dhe riemergjente në Shqipëri, në përfundim të së cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr) në studime të thelluara të aspekteve epidemiologjike, diagnostike dhe terapeutike të sëmundjeve infektive emergjente dhe riemergjente në Shqipëri”.

Shëndet publik, në përfundim të së cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr) në shëndet publik”.

Studime të thelluara të aspekteve epidemiologjike, diagnostike dhe terapeutike të sëmundjeve të lëkurës, në përfundim të së cilës lëshohet diplomë për gradën shkencore “Doktor (Dr) në studime thelluara të aspekteve epidemiologjike, diagnostike dhe terapeutike të sëmundjeve të lëkurës”.

Studime të thelluara dhe kërkime në otorinolaringologji, në përfundim të së cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr) në studime të thelluara dhe kërkime në otorinolaringologji”.

Studime të thelluara në kardiologji, në përfundim të së cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr) në studime të thelluara në kardiologji”.

Studime në Patologji Oro-Maxilo-Faciale në përfundim të së cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr) në studime në Patologji Oro-Maxilo-Faciale”.

Studime në Neuroshkencë, në përfundim të së cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr) në studime në Neuroshkencë”.
Studime në Obstetrikë-Gjinekologji, në përfundim të së cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr) në studime në Obstetrikë-Gjinekologji”.

Studime në Mjekësi Laboratorike, në përfundim të së cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr) në studime në
Mjekësi Laboratorike”.
Studime në Morfologji Klinike, në përfundim të së cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr) në studime në Mjekësi Laboratorike”.

Sëmundjet kirurgjikale, në përfundim të së cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr në Sëmundjet kirurgjikale”.

Imazheri, në përfundim të së cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr) në Imazheri”.

Anatomi Patologjike dhe Mjekësi Ligjore, në përfundim të së cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr) në Anatomi Patologjike dhe Mjekësi Ligjore”.

Sëmundjet e Syrit, në përfundim të së cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr) në Sëmundjet e Syrit”.

Pediatri, në përfundim të së cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr)në Pediatri”.

Shkencat farmaceutike, në përfundim të së cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr)në Shkencat farmaceutike”.

Sëmundjet e Brendshme, në përfundim të së cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr)në Sëmundjet e Brendshme”.

Kohëzgjatja e programeve të studimeve të doktoratës janë të paktën 3 vite dhe përfshin edhe 60 kreditë për studime të organizuara.
 

Kuotat e pranimit në këto programe studimi për vitin 2009 është si më poshtë:
Fakulteti i Shkencave Sociale
Doktoratë në Filozofi        12
Doktoratë në Sociologji        15
Doktoratë në Pedagogji        7
Doktoratë në Psikologji        10
Doktoratë në Punë Sociale        6
   

Fakulteti i Mjekësisë            5
Doktoratë në studime të
thelluara në farmakologji,
fiziologji, fiziologji
patologjike.   
Doktoratë në studime të
thelluara të aspekteve
epidemiologjike
diagnostike dhe
terapeutike të
sëmundjeve infektive,
emergjente dhe riemergjente        8

Doktoratë në shëndetit publik        6
Doktoratë në studime të
thelluara të aspekteve
epidemiologjike,
diagnostike dhe
terapeutike të
sëmundjeve të
lëkurës                6
Doktoratë në studime të
thelluara dhe kërkime në
otorinolaringologji            5

Doktoratë në studime të
thelluara në kardiologji        3

Doktoratë në studime të        
patologji Oro-Maxilo-Faciale        8

Doktoratë në studime në
neuroshkencë             8

Doktoratë në studime në
Obstetrikë-Gjinekologji        5

Doktoratë në mjekësi
laboratorike            6

Doktoratë në morfologjinë
klinikë                5

Doktoratë në sëmundjet
kirurgjikale            10

Doktoratë në Imazheri        5

Doktoratë në anatomi
patologji, dhe mjekësi ligjore        5

doktoratë në sëmundjet e syrit    5

doktoratë në pediatri        5

doktoratë në shkencat
farmaceutike            5

Doktoratë në sëmundjet e
brendshme             6

Projektvendim

Hapjen e programit të studimeve të doktoraturës në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave të Universitetit Politeknik të Tiranës. 

Hapjen në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave të Universitetit Politeknik të Tiranës të programit të studimeve të ciklit të tretë të doktoratës në “Gjeoshkencat, burimet dhe mjedisi”.

Në përfundim të këtij programi lëshohet diploma për gradën shkencore  “Doktor (Dr) në Gjeoshkencat, burimet dhe mjedisi”.

Kohëzgjatja e këtij programi studimesh është të paktën 3 vite, ku përfshihen edhe 60 kreditë për studime të organizuara.

Kuota e pranimit në këtë program studimi për vitin 2009, është 15.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›