Degjesa e fundit per buxhetin e Tiranes

Prioritet per vitin e ardhshem do te jete pastrimi ku sipas nje anketimi te qytetareve duhet investuar 70% me shume se ne vitin 2008 duke vijuar me arsimin parauniversitar me 50% rikualifikimi urban, infrastruktura rrugore apo transporti publik.
“Do te investojme 70 perqind me shume sesa kete vit qe do thote se do te kemi nje rritje edhe me te mire te cilesise se pastrimit. Keto jane shifra qe konstatohen jo thjeshte ne nje ekran, por ne realitetin e perditshem te kryeqytetasve. Nuk jane si shifrat e Saliut qe u kushtojne qytetareve sa frengu pulen”, u shpreh Rama.
Kryebashkiaku i Tiranes ka shpalosur projektet e medha qe nisin gjate ketij viti sic eshte unaza e re e Tiranes, zgjerimi dhe zgjatimi i shtratit te lumit te Lanes, rikualifikimi urban i qendres se Tiranes dhe disa blloqeve te banimit, projekti i madh i Parkut te Liqenit dhe ai i fushes se aviacionit.
“Kemi dy modele krejtesisht te ndryshme qeverisjeje dhe dy pamje teresisht te ndryshme te realitetit te nje Tirane qe shkon duke u transformuar realisht dhe ku shifrat perkojne me realitetin. Nderkohe qe nga ana tjeter kemi nje territor ne gjithe Shqiperine te mbushur me plage dhe probleme qe ne vend te shkojne duke u zgjidhur shkojne duke u renduar”, theksoi Rama.
Per kete vit jane parashikuar 5.8 miliarde leke per infrastrukturen rrugore, 5.2 miliarde per sherbimet publike, 1.3 miliarde leke per arsimin parauniversitar ku do te ndertohen tre shkolla te reja, 243 milione leke per kujdesin social dhe 809 milione leke per ndertimin e rreth 300 banesave sociale, cka do te zgjidhe sadopak problemin e strehimit ne kryeqytet.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code