E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria liron dy nga të arrestuarit për trafik droge

Kanë rifituar lirinë dy nga pesë të arrestuarit e operacionit antidrogë të 15 nëntorit, organizuar nga blutë e Sarandës. Ata janë Gramoz Tahiraj, 42 vjec dhe Lavdërim Tozo, 51 vjec.

Organi i akuzës në Sarandë ka vendosur të pushojë cështjen penale në ngarkim të tyre dhe t‘u rikthejë atyre lirinë. Argumenti i prokurorisë, që ka shoqëruar lirimin e tyre, është mosplotësimi i elementëve që këta persona të konsiderohen se kanë konsumuar vepër penale.

Operacioni i koduar "Kundërpërgjigja e parë", coi ne sekuestrimin e 286.1 kg kanabis sativa dhe armë automatike te tipit "Kallashnikov". Ne pranga rane edhe
Arben Tahiraj, Aleksandër Draçi dhe Fetah Muhameti, të
cilët u kapën me droge në autoveturën e tyre.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›