Degradimi i Liqenit Artificial,masat për rehabilitimin
06/10/2011 Ndalim hedhjes së inerteve, ujërave të zeza, rivendosja e lidhjes me Liqenin e Farkës.
Detajohet plani i masave urgjente që ekspertët e Bashkisë së Tiranës do të zbatojnë në terren për mbrojtjen e Liqenit Artificial nga degradimi i plotë. Pas shkeljeve të shumta të konstatuara gjatë tre apo katër vjetve të fundit nga subjektet tregtare që operojnë në këtë zonë, është vënë re se ndotja e Liqenit Artificial nga derdhja e ujërave të zeza apo grumbullimi i materialeve inerte nga firmat e ndërtimit ka arritur në nivele alarmuese. Për t’i bërë ballë kësaj situate problematike, zyrtaret e Bashkisë së Tiranës kanë deklaruar gjatë ditës së djeshme edhe planin e masave që po ndërmerret në terren. Kundrejt kësaj situate nënkryetari i Bashkisë Edmond Panariti ka konfirmuar se do të ndërhyhet në tri faza për rikthimin e Liqenit në ambient çlodhjeje për qytetarët. Konkretisht ndërhyrjet konsistojnë në tri drejtime, ku përfshihen ndalimi i shkarkimit të ujërave të zeza në Liqen nga baret dhe restorantet; bllokimi i hedhjes së inerteve nga firmat e ndërtimit që ushtrojnë aktivitetin në atë zonë, si dhe në afatgjatë nisja e punës për të aktivizuar kanalin që e lidh Liqenin Artificial me atë të Farkës, gjë që mundëson ekuilibrin hidrik dhe mosrënien e nivelit të ujit. Sipas Panaritit, problemet e liqenit të Tiranës dhe ekosistemit të tij janë probleme të vjetra dhe të mbartura prej shumë vjetësh. Problemi i parë është i karakterit hidroteknik, sepse liqeni prej vitesh e ka shkëputur furnizimin e tij nga Liqeni i Farkës. Për këtë Panariti konfirmon se është ndërmarrë një plan studimi për të bërë ç’është e mundur që kjo lidhje me liqenin e Farkës të rivendoset, sepse në këtë mënyrë ruhet bilanci hidrik, oksigjenohet Liqeni dhe bën të mundur gjallërimin e jetës, e cila deri më sot pothuajse është inekzistente. Një tjetër problem madhor është ndalimi kategorik i mbartjes së Liqenit me inerte dhe mbetje të ngurta, gjë që për fat të keq po ndodh edhe këto ditë. “Ne u kemi dërguar një mesazh shumë të qartë firmave të ndërtimit që ta ndalin menjëherë këtë praktikë shkatërruese për këtë ekosistem, përndryshe do të përballen me sanksione të forta ligjore”, - konfirmon Panariti. Shqetësues është edhe administrimi korrekt i digës së Liqenit, problem i mbajtur pezull për vite, pasi ndodhet në proces gjyqësor. Një problem tjetër madhor shumë i rëndësishëm, që ka një impakt negativ në Liqen dhe sistem, është shkarkimi i ujërave të zeza. Të gjitha lokalet, bizneset, të gjitha apartamentet e banimit që operojnë rreth e rrotull Liqenit kanë marrë një mesazh të qartë që brenda një kohe të shkurtër, një periudhe dyjavore, të ndërpresin kategorikisht shkarkimet e ujërave të zeza në Liqen, gjë e cila ka çuar edhe në një asgjësim të jetës ujore të Liqenit, të cilën ne nuk do ta lejojmë.
Një tjetër problem shumë i rëndësishëm është edhe disiplinimi i trafikut. Nuk do të lejohet absolutisht asnjë automjet privat, qoftë edhe automjet shërbimi për të qarkulluar në zonën pedonale përveç automjeteve të autorizuara, me orare të kufizuara. Çdo shkelje do të dënohet rreptësisht