E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dehen, e më pas plagosen

Nga Express më 31 korrik 2011 në ora 20:32

Një mosmarrëveshje mes disa të rinjve, që ka ndodhur të shtunën rreth orës 23 te vendi i quajtur “Qershijat e Llapashticës” në Podujevë, ka rezultuar me tre persona të plagosur, ka njoftuar zyrtarja për informim e policisë së regjionit të Prishtinës, Sabrie Kamberi.

“Tre të plagosurit, P. Zeqiri (1992), I. Tahiri (1992) nga Podujeva e E. Murati (1988) nga Llapashtica e Poshtme, pasi kanë marrë ndihmën e parë në Qendrën Emergjente të KMF-së në Podujevë, janë dërguar urgjentisht në QKUK në Prishtinë për tretman të mëtejmë mjekësor”, thuhet në njoftimin e Qendrës Emergjente në Podujevë. Personat e plagosur kishin plagë në kokë, në gjoks dhe në këmbë. ”, thuhet në njoftim.

Jozyrtarisht mësohet se ata ishin takuar për të biseduar rreth zgjidhjes së një problemi, por ishin dehur dhe kishin nisur përleshjen.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›