Ban Ki-Mun : Siguria në Kosovë e domosdoshme
NEW YORK- Sekretari i i përgjithsshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Mun ka shprehur domosdoshmërinë për siguri në Kosovë, ndërkohë që ka përshëndetur rolin pozitiv të KFOR-it në përmbushjen e këtij synimi.
“Ftoj të gjitha palët që kontribuojnë në qetësim të situatës. Përkundër që mund të ketë ndarje brenda të Këshillit të Sigurimit për çështje të caktuar lidhur me Kosovën, të gjithë anëtarët e mbështesin stabilitetin dhe paqen në Kosovë”,- ka thënë Ki-Mun.
Kosovapres bën me dije se këto deklarata zyrtari i lartë i bëri gjatë një takimi që pati me ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj në Nju Jork.
Nga ana tjetër Hoxhaj e informoi Ban Ki-Mun, për pabarazinë në marrëdhëniet e lira tregtare midis Kosovës dhe Serbisë, si dhe për gjendjen në veri të Kosovës, duke shprehur përkushtimin e qeverisë për paqe dhe stabilitet.
Duke folur për gjendjen e sigurisë në veri të Kosovës, ministri Hoxhaj ka akuzuar Serbinë për krijimin e tensioneve ndëretnike në veri të Kosovës në 12 vjetët e fundit.
“Djegia e pikave kufitare, dhuna dhe tensionet e krijuara, janë veprime mbrapa të cilave në mënyrë të drejtpërdrejt qëndron Qeveria e Serbisë, e cila këto 12 vjetwt e fundit përmes strukturave paralele ka rrezikuar paqen dhe stabilitetin brenda Kosovës. Dhe ka punuar në mënyrë intensive që ta minojë shtetësinë e Kosovës”,- ka shtuar Hoxhaj.
Ai më tej ka thënë se veprimet e fundit të ndërhyrjes agresive të Qeverisë së Serbisë brenda territorit të Kosovës janë të influencuar nga deklaratat e 6 muajt të fundit të zyrtarëve serb.
“Ndërhyrja agresive e Qeverisë së Serbisë, përmes strukturave paralele në Kosovë janë pjesë e një agjende politike dhe publike e prezantuar 6 muajt e fundit nga vet presidenti Tadic dhe gjithë zyrtaret serb për ndarje të territorit të Kosovës”,- ka shtuar Hoxhaj.
Ministri Hoxhaj ka thënë në takim me Sekretarin e OBK-së, Ban Ki Moon se ngjarjet e fundit në veri të Kosovës nuk duhet të shihen të izoluar, por janë pjesë e një agjende politike të Serbisë për ndarje të një pjesë të territorit të Kosovës dhe inkorporimin e saj në Serbi.
“Ndarja e Kosovës e rrezikon paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Kosovë, por edhe në vende tjera të rajonit, duke përfshirë vet Serbinë. Në asnjë formë, në asnjë kohë, në asnjë rrethanë, në asnjë mënyrë dhe asnjëherë Qeveria e Kosovës nuk do të lejon një gjë të tillë. Kufijtë në Ballkan janë çështje e mbyllur. Dhe gjithë popujt duhet të punojnë për një të ardhmen evropiane”, ka thënë Hoxhaj.
(e.m/BalkanWeb)