E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aguero, më mirë në Chelsea

Nga Express më 31 korrik 2011 në ora 15:45

Diego Forlan beson se ish bashkëlojtari i tij nga Atletico Madridi, Sergio Aguero u desh t’i bashkohej Chelseas në vend të Manchester Cityt.

Argjentinasi Aguero u largua nga Vicente Calderon javën e kaluar dhe u transferua në Manchester City në marrëveshje me vlerë prej 38 milionë funtesh, ndërsa kërkohej edhe nga Chelsea.

Forlan i uron fat 23 vjeçarit, por beson se ai do të kishte bërë më mirë nëse do të kalonte te Chelsea.

“Nuk jam befasuar me largimin e tij, por kam menduar se do të zgjedhë një klub tjetër. Loja dhe ekipi i Chelseas do të ishte më e përshtatshme për stilin e tij”, tha Forlan për The People.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›