E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci viziton familjen e policit të vrarë

PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, ka vizituar sot familjen e policit të vrarë Enver Zymberaj, i cili u qëllua në kokë nga një grup serbësh në rrugën Kushtovë-Zubin Potok, pas aksionit të qeverisë për të marrë nën kontroll dy pikat kufitare 1 dhe 31 në veri të Kosovës.

Me këtë rast, Thaçi i shprehu ngushëllimet më të thella familjes së heroit të Kosovës. Thaçi tha se Zymberaj ka qenë një nga ata që u sakrifikua për shtetin dhe ka bashkuar Kosovën në përpjekjen e saj për sovranitet. Bashkë me kryeministrin, të pranishëm ishin edhe ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, një delegacion i lartë i Qeverisë dhe kryetarë komunash.

Ministri Rexhepi tha se ka indikacione të qarta për ata që e vranë policin Enver Zymberaj shumë shpejt do të dalin para drejtësisë, ndërsa i premtoi familjes se do të kenë gjithë kujdesin institucional.

Enver Zymberaj, baba i tre fëmijëve, ishte anetar i Njësisë Speciale që nga viti 2000.
(e.m/NEWS24/BAlkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›