E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dehet 16-vjecari, terrorizon fshatin me “Kallash”

Nje 16-vjecar nga komuna e Libofshes ne rrethin e Fierit eshte prangosur mbremjen duke u gdhire dita e djeshme, i akuzuar se ka qelluar me automatik mbi disa banesa te fshatit. Ledion Gjika, nxenes ne vitin e dyte te shkolles se mesme te kesaj komune, dyshohet te kete qene ne gjendje te dehur ne momentin qe mbi te jane leshuar efektive te grupit te gatshem. Sipas policise, ai ka marre nje arme automatike, tip “Kallashnikov”, me numer serie 046609, te cilen e mbante pa leje dhe ka filluar te qelloje ne mes te fshatit. Disa nga plumbat mesohet se kane perfunduar ne muret e banesave aty prane, duke shkaktuar deme te vogla materiale. Policia ka treguar se 16-vjecari i ka drejtuar armen edhe punonjesve te policise, por e ka hedhur pertoke, kur i eshte bere thirrje te dorezohet. Xh.B

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›