E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ikin dritat, i vjedhin 3 milione kambistit

Vjedhje pa zhurme e buje, por me pasoje te rende per nje kambist nga qyteti i Korces, te cilit i kane marre nga shtepia nje shume prej afro 3 milion lekesh. Gjon S., ka denoncuar ne polici vjedhjen, sapo ka konstatuar se ne dhomen e tij mungonin parate. Ngjarja mesohet se ka ndodhur mbremjen duke u gdhire dita e djeshme, ndersa ne nje nga lagjet e qytetit te Korces ka pasur kufizime te energjise elektrike. Banore te lagjes ne afersi te RTV Korca, ku ka shtepine kambisti Gjon S.i, treguan se vjedhja eshte kryer sapo ka rene mbremja.
Policia tha se ky rast vjedhjeje nuk ka lene gjurme te dukshme te thyerjes se dyerve apo dritareve ne banesen e kambistit te komunitetit egjiptian. “Kjo menyre vjedhjeje ka lene per te dyshuar, se parate jane pervetesuar nga persona ende te panjohur, qe kane pasur mundesi per te vepruar ne ambientet e brendshme te baneses se familjes S.”, - bene te ditur burime policore, sipas te cilave ndoshta parate duhen kerkuar te persona qe kishin lirshmeri hyrje-daljesh ne shtepine e kambistit. Nen hetim per kete vjedhje, sipas te dhenave policore, jane disa persona, te cilet jane shoqeruar ne Komisariatin e Policise se Korces. Megjithate, pas disa ore hetimesh, nuk ka ende asnje te arrestuar pasi, sipas policise, kerkohet te sigurohen prova te besueshme per ate qe dyshohet si nje vjedhje nga brenda ne shtepine e kambistit. Gezim Ashimi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›