E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Une ne qeli, per motive politike”

FIER - Presidenti i Sindikates se Naftetareve prane kompanise “Albpetrol sh.a.” ka mohuar akuzat per shperdorim te fondeve ne seancen e djeshme, ku u vendos masa e sigurise. Veli Fejzullari ka bere te ditur, se arrestimi i tij ka ardhur pas nje sere denoncimesh, qe ai ka bere ndaj drejtuesve te kompanise shteterore te naftes, duke i konsideruar prangat si “hakmarrje te abuzuesve”. “Nuk i pranoj akuzat qe thoni. Kontrolli i Larte i Shtetit, qe erdhi ne muajin korrik te ketij viti, me nxori mua e sindikaten te paster, pa asnje shkelje”, tha sindikalisti perpara togave te zeza te Gjykates se Rrethit te Fierit. Ai u mbrojt dje nga Antoneta Cuni, avokate e caktuar kryesisht nga gjykata.
Gjate procesit, prokurori i ceshtjes, Petrit Vuka e ka konsideruar te vlefshme masen e arrestit ndaj 58-vjecarit, duke kerkuar mbajtjen e tij ne burg pa afat deri ne perfundim te hetimeve. Pretendimi i organit te akuzes u pranua nga gjyqtarja Adelina Zarka, e cila vendosi qe presidenti i sindikalisteve te naftes te qendroje ne qeli, ne dispozicion te drejtesise. Gjyqi eshte zhvilluar me dyer te hapura. Veli Fejzullari akuzohet per pervetesim te shumes prej afro 11 milione lekesh, te cilat ishin destinuar per rikonstruksionin e godines se sindikates. Abuzimi me parate, sipas organit te akuzes, eshte bere ne harkun kohor te viteve 1999-2007. Arrestimi i tij u krye tri dite me pare, ne kuadrin e operacionit te koduar “Naftetari”, pas rreth 8 muaj hetimesh, te kryera nga forcat e Antikrimit Ekonomik ne Drejtorine e Policise se Qarkut te Fierit. Xhemil Beharaj
Gezim Qato: “Eshte arrestuar personi i gabuar”
Gjyqi ndaj presidentit te sindikates, te arrestuar, eshte zhvilluar me dyer te hapura. Pervec familjareve, ne salle ishte i pranishem edhe presidenti i Sindikatave te Pavarura te Shqiperise, Gezim Qato. Ne nje prononcim per mediat, Qato e ka cilesuar si nje sulm politik arrestimin e vartesit te tij, i cili, sipas tij, ka pasur nje CV te shkelqyer ne perfaqesimin e tij ne kete sindikate. Qato ka akuzuar nepermjet mediave ish-sekretarin e Sindikates se Naftes ne “Albpetrol”. “Gezim Hoxha ka nderhyre ne disa dokumente te sindikates, duke perdorur edhe vule false. Ai eshte denoncuar tete muaj me pare ne policine e Fierit, si autori i abuzimit me fondet e sindikates, ndersa eshte arrestuar personi i gabuar”, perfundoi presidenti i sindikalisteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›