E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndarja nga i dashuri e con ne veteflijim

TIRANE - Fundi i nje lidhjeje sentimentale dyshohet se coi dje ne veteflijim nje vajze te re, e cila u gjet e vdekur ne banesen e saj ne periferi te kryeqytetit.
Eshte gjetur e vdekur ne dhomen e shtepise se saj pasditen e djeshme nje 22-vjecare nga kryeqyteti. Sajmira Gjeka eshte gjetur e vetevarur nga familjaret ne shtepine e saj, ne nje zone rurale, ne vendin e quajtur Frutikultura, jo shume larg Bashkise se Kamzes. Ne vendin e ngjarjes kane mberritur patrullat e policise, se bashku me ekspertet e kriminalistikes, te cilet kane bere hetimet e para. Burimet policore kane bere te ditur, se dyshohet se shkak qe vajza e re i ka dhene fund jetes ka qene depresioni, i ardhur pas nje ndarjeje me nje djale, qe ishte e lidhur.
Ngjarja e rende ka ndodhur pasditen e djeshme ne zonen e Frutikultures ne Kamze, kur Sajmira Gjeka, 22 vjece, eshte vete varur ne banesen e saj. Kane qene te aferm dhe familjaret, te cilet e kane gjetur trupin e pajete te vajzes se re. Ata nuk kishin qene ne momentin kur ka ndodhur ngjarja dhe duket se dhe Sajmira Gjeka ka ruajtur kete rast per t’i dhene fund jetes. Nderkaq te afermit jane munduar t’i japin ndihmen e pare 22-vjecares, por ajo nuk ka mundur te mbijetoje. Nga ana tjeter, nje telefonate ka lajmeruar uniformat blu dhe ne vendin e ngjarjes kane mberritur patrullat e Komisariatit Nr 5, qe mbulon dhe zonen.
Uniformat blu kane nisur hetimet e para per ngjarjen e ndodhur dhe shkaqet qe kane cuar vajzen te ndermarre kete akt fatal per jeten e saj. Nga te dhenat e para, nga grupi hetimor i ngritur per kete ceshtje, mesohet se pas marrjes ne pyetje te personave te tjere te familjes se viktimes, si dhe te disa te njohurve te saj, ka dale ne pah nje lidhje qe e reja kishte me nje djale. Duket se te rinjte ishin ndare para disa ditesh dhe ky dyshohet te kete qene dhe shkaku, i cili ka bere qe 22-vjecarja te gjeje momentin kur ne shtepi ndodhej e vetme per t’i dhene fund jetes. Megjithate, policia tha se ngjarja po hetohet per te zbardhur shkaqet dhe rrethanat e saj. Artan Cena

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›