Qeveria ngushellon turqit
Kryeministri Sali Berisha ngushellon homologun e tij turk, Recep Tajip Erdogan, per tragjedine ajrore qe ndodhi pak dite me pare ne nje zone malore te Turqise. Avioni i kompanise “Atlasjet” sapo ishte kthyer nga udhetimi Tirane-Stamboll, per t’u nisur ne nje destinacion tjeter, ku dhe kane rene dhe viktimat, 54 persona. “Me hidherim te thelle mesuam per fatkeqesine e rende, te ndodhur me avionin “Atlasjet”, ku humben jeten njerezit qe udhetonin me te dhe anetaret e ekuipazhit”, shprehet qeveria shqiptare, duke vijuar: “Ne, duke ndjekur me hidherim te madh kete tragjedi, u shprehin me kete rast, ju dhe familjeve qe kane humbur njerezit e tyre te shtrenjte, ngushellimet tona me te sinqerta”, thuhet ne telegramin e Kryeministrit.