Skandali i pronave, gjendet dosja me prova
Artan Cena
TIRANE - “Gjithcka do ta themi ne sallen e gjyqit, kur te na komunikojne masen e sigurise diten e sotme”. Keshtu jane shprehur dje, nje dite para se te dalin ne gjykate, tete personat e arrestuar ne kuader te operacionit “Kashari 2” ne kryeqytet. Deklaratat e te prangosurve erdhen njekohesisht me zbulimin po dje te dosjeve te aferave te dyshuara, ne automjetin e blinduar qe policia bllokoi gjate operacionit te koduar. Gjate marrjes ne pyetje ne mjediset e policise se Tiranes, te prangosurit nuk kane folur asnje fjale para uniformave blu, duke pritur diten e sotme, qe t’i thone gjerat hapur ne sallen e gjyqit. Burime nga grupi hetimor kane bere te ditur, se dosjet e gjetura ne makinen e kryekomunarit implikojne te arrestuarit. Ne pranga kane rene: Alfred Sulaj, Faik Fejza, Naim Karaj, Islam Shera, Shefqet Alikaj, Ismail Sulaj, Xhevair Hyka dhe Ilir Sula.
Prangosjet e bujshme te dy diteve me pare jane pasuar me kontrolle te shumta, te bera ne banesat e te te arrestuarve. Por gjate dites se djeshme, jane bere disa zbulime ne makinen e bllokuar. Gjetja e disa materialeve ne automjetin tip “Benz Mercedes”, te blinduar, mendohet te jene per momentin prova me e forte e abuzimeve me pronat e banoreve te Kasharit. Keshtu, nje kontroll i imtesishem ne automjetin luksoz te kryetarit aktual te komunes se Kasharit, 33-vjecarit Alfred Sulaj, ka zbuluar disa dosje dhe materiale, qe mendohet se jane dhe te dhenat mbi abuzimet e bera gjate kesaj kohe. Nje gje e tille ka dale ne pah nje dite me pare, kur pas arrestimit te se shtunes te te shtateve, policia ka ushtruar kontrolle te imtesishme ne automjetet dhe ne banesat e tyre.
Nderkohe, burime nga prokuroria, nje dite me pare rreth kesaj ceshtjeje, kane bere me dije se ne kontrollin e bere ne automjetin e Sulajt jane gjetur disa dokumente shtese, ndersa eshte pasuar me gjetjen e disa te tjerave ne shtepite e te te arrestuarve te tjere. Megjithate, per shkaqe hetimore, prokuroria nuk ka bere te ditur permbajtjen e materialeve te gjetura ne kontrollin me te fundit, por burime nga ky institucion jane shprehur se gjetja e tyre cilesohet si shume e rendesishme, si dhe tashme perben prova te forta dhe bindese per ish-kryetaret e komunes se Kasharit.
Gjyqi i “Kasharit” me 5 akuza
Burime nga institucioni i akuzes thane gjate dites se djeshme provat me te fundit te gjetura, si dhe ato te mbledhura ne muaj te tere hetimesh, do te perdoren se shpejti ne seancen e gjyqit. Nderkohe, nga ana e tyre, tete te arrestuarit per “korrupsion pasiv nga te zgjedhurit vendore”, “shperdorim detyre”, “falsifikim te dokumenteve zyrtare”, kane preferuar te qendrojne ne heshtje. Burime nga Drejtoria e Policise se Tiranes nje dite me pare jane shprehur se ish-kryekomunaret e Kasharit kane shfaqur nje qendrim te bashkuar, duke thene se do te flasin vetem ne seancen gjyqesore.
Gjate kontrolleve te ushtruara ne banesat e te arrestuarve, policia bllokoi dhe sekuestroi me cilesine e proves materiale shume dokumente dhe formulare, qe komprometojne veprimtarine e tyre ne ushtrimin e funksioneve dhe detyrave qe kryenin si perfaqesues vendore ne komunen e Kasharit. Behet e ditur, gjithashtu, se operacioni “Kashari 2” ishte fryt i bashkepunimit mes Drejtorise se Luftes kunder Krimit Financiar ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit dhe njesise “Task-Force” ne Prokurorine e Tiranes.
Akuzat
Korrupsion pasiv nga te zgjedhurit vendore
Shperdorim i detyres
Falsifikim te dokumenteve
Mashtrim
Armembajtje pa leje
Ne pranga
Alfred Sulaj, 33 vjec, banues ne Kashar, kryetar i komunes Kashar.
Faik Fejza, 56 vjec, me arsim te larte, ish-kryetar i komunes Kashar ne vitet 2003-2007
Naim Karaj, 45 vjec, banues ne Tirane, ish-kryetar i komunes Kashar ne vitet 2000-2003
Islam Shera, 65 vjec, banues ne fshatin Katund i Ri, ish-kryeplak
Shefqet Alikaj, 51 vjec, banues ne Tirane, pergjegjes i Zyres se Kadastres ne Kashar
Ismail Sulaj, 42 vjec, lindur dhe banues ne Kashar me arsim te larte
Xhevair Hyka, 43 vjec, lindur dhe banues ne Kashar, me arsim te larte
Ilir Sula, 33 vjec, shofer i komunes Kashar, iu gjet nje pistolete “TT”, pa leje