Deivid: Champions nuk blihet me para
Sulmuesi brazilian i Fenerbaçes, Deivid, ka ndezur atmosferën para ndeshjes së kthimit të Ligës së Kampioneve me Çelsin, duke ironizuar me kundërshtarët e tij. Futbollisti shënoi një gol të shkëlqyer në takimin e parë, duke siguruar rezultatin 2-1 për ekipin turk. Nëse Fenerbaçe do të arrijë ta ruajë këtë avantazh në ndeshjen e sotme në "Stemford Brixh", ky do të jetë fundi i një tjetër fushate të pasuksesshme evropiane për skuadrën e Roman Abramoviç, i cili ka shpenzuar më shumë se 350 milionë stërlina që nga momenti kur mori drejtimin e klubit. Deivid është përqendruar pikërisht të shumat e mëdha që ka shpenzuar ekipi londinez dhe emrat që ka afruar, duke kujtuar se paratë nuk mund të blejnë trofe.
"Në futboll, emrat dhe paratë nuk i fitojnë ndeshjet. Duhet të dalësh në fushë dhe të luash 11 kundër 11. Paratë blejnë lojtarë, por nuk krijojnë skuadra. Ne do të luajmë deri në vdekje dhe skuadra më e mirë në këtë natë të veçantë do të kalojë në gjysmëfinale", deklaroi ai për gazetën britanike "The Sun". Ish-futbollisti i Çelsit, Mateja Kezhman, deklaroi pas ndeshjes së parë se shpirti luftarak i londinezëve ishte zhdukur, duke aluduar te zëvendësimi i trajnerit Hoze Murinjo me Avram Grant. Ndërsa Deivid ka saktësuar se skuadra e Çelsit është më e brishtë në prapavijë, ndërsa ka nxitur shokët e tij të bëjnë surprizën e radhës në Londër. "Unë mendoj se Çelsi është pak e shpërqendruar. Ata ishin më kompaktë kur drejtoheshin nga Murinjo, pasi e dinin me saktësi se çfarë kërkonin. Por tani kanë humbur pak prestigj dhe respekt nga kundërshtarët. Ne e shohim që nuk janë në momentin e tyre më të mirë dhe duhet të përfitojmë nga kjo. Ata ndjejnë përgjegjësi, pasi janë një skuadër milionerësh, një klub i madh. Ne do të shkojmë atje për të luajtur futboll, duke shpresuar që të kthehemi në Stamboll me rezultatin e duhur", u shpreh ai. Edhe kapiteni Aleks mendon se gjithçka është e mundur në takimin e kthimit dhe se skuadra turke ka shanse për të kaluar në gjysmëfinale. "Ne nuk u dorëzuam në ndeshjen e parë, megjithëse ishim në disavantazh. Mendoj se do të fitojmë kampionatin turk, por më parë do të shkojmë në Londër për të mundur Çelsin dhe për të arritur gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve", deklaroi ai.