E Shtunë, 31 Tetor 2026

Materaci fiton gjyqin ndaj gazetave britanike

Marko Materaci ka fituar përsëri, por këtë radhë përballë gazetave britanike, të cilat kishin shpikur shprehje raciste të futbollistit italian në momentin e incidentit të famshëm me Zidan në finalen e Botërorit 2006. Gazeta "Daily Star" do të jetë e para që do të kërkojë falje publike para Gjykatës së Lartë të Londrës, pasi ka publikuar thënie të pavërteta të futbollistit, duke aluduar se ky i fundit kishte bërë ofendime raciste ndaj nënës së Zidan, me përmbajtje anti-islamike, duke sjellë reagimin e kundërshtarit. Por pas rreth 2 vitesh, Gjykata e Lartë e Londrës i ka dhënë të drejtë mbrojtësit italian, i cili tashmë do të shohë faljen publike në të njëjtën gazetë. "Gazeta në fjalë do të paguajë edhe për dëmin e imazhit që i ka sjellë futbollistit, ashtu si dhe shpenzimet e gjyqit", deklaroi avokati i Materacit, i cili po ndjek edhe çështjet kundër "The Sun" dhe "Daily Mail".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›