E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dashuri pragmatiste apo miqësi pa kufi..

Prej ditesh Shqiperia po pergatitej per nje fare bunkerizimi apo e thene ndryshe shtet rrethimi prej disa oresh me rastin e vizites te Presidentit te Shteteve te Bashkuara, George W. Bush.

Ishte nisur ndryshe programi i udhetimit te tij nga organizatoret e Shtepise se Bardhe, ku nuk perfshihej vendi i vogel buze Adriatikut, e megjithate nderhyrja e vet Presidentit, ka bere qe ritinerari te nxirrte nga lista Kroacine dhe te futej Shqiperia.

Nuk dihet me saktesi se cfare e shtyu Presidentin e 43 te Shteteve te Bashkuara te bente nje ndryshim te tille. Ndofta e kane shtyre tregimet e te atit, qe dikur me statusin e ish-presidentit, me nje jaht te vogel pati vizituar per disa ore bregdetin magjepes te Vlores,dhe sic duket i kishte mbetur ne mendje atij mikpritja.
Ndofta e ka shtyre tragjedia e nje kombi te ndare pa drejtesisht dikur, dhe donte te jipte nje mesazh te lene pergjysem nga homologu i tij i dikurshem Willson, i cili me nje fare kembengulje donte qe te njihej faktori shqiptar ne Ballkan, megjithse nuk kishte dhe shume dijeni rreth ketij kombi.

Gjithsesi tashme turi drejt "Europes se Re", sic u emertua udhetimi i ketyre diteve te Presidentit, perfshiu dhe Shqiperine. Asnjehere me pare nuk kishte vizituar vendin tone nje personalitet kaq i larte ne funksion i Shteteve te Bashkuara.

Flamure te shumte u vendosen pergjate rruges nga do udhetonte eskorta e presidentit, pankarta te pa numerta me mbishkrime ne dy gjuhet, anglisht dhe shqip, fotografi te pa numerta te Presidentit Bush. Por pas gjithe ketij dekori nuk duhen harruar dhe rreth 4000 forca sigurie te ardhura nga Shtetet e Bashkuara, te cilet kishin kohe qe vezhgonin Shqiperine qe Presidenti i tyre te mos perballej me ndonje surprize te keqe.

Ne menyra te shumta Shqiperia kishte dashur te behej epiqender qofte dhe per pak ore e gjithe botes, dhe ky cast kishte ardhur, dhe duhej shfrytezuar ne maksimum. Sic thote dhe populli; Nje here te bie fati ne dore..

Te gjithe per kete vizite, dhe gjate vizites shprehnin me cdo kusht fjalet me te mira per shtetin Amerikan, nje embleme e lirise se sotme, ku te gjithe mundoheshin te jipnin maksimumin e mundshem per te thene se "Jemi me ju, i dashur President, jemi me shtetin tuaj".

Po vertet kjo dashuri eshte pragmatiste, apo shprehje e nje miqesie pa kufi ?!

Tek shkruaj keto rreshta me bien ndermend fjalet e nje analisti qe i pata degjuar para ca viteve ne nje emision ku thoshte; Amerika nuk ka miq por aleat. Amerika i ndan shtetet e tjera ne aleat dhe jo aleat.....

Ne kendveshtrimin tim analisti ben nje kalim te shpejte sic duket te historise amerikane, dhe shikon mire se vertet ky shtet qe nisi si nje toke syrgjynosjeje, ku sot eshte kthyer ne nje busull orientimi, ka pasur apo jo miq te vertet?!
Dhe historia e kombit ku ngrihet "Statuja e Lirise", na tregon se asnjehere ky shtet nuk ka synuar te lidh mardhenje te ngushta miqesore, larg politikes pragmatiste, apo interesit te saj, ketu perfshihen dhe mardhenjet midis saj dhe Britanise se Madhe, si aleatja me e ngushte.
E pra fjala e urte; "Armiku i armikut tim eshte miku im", eshte plotesuar me se miri nga politikat amerikane nder vite, duke krijuar here eleanca afat gjata dhe here afat shkurtera, here duke kthyer armikun ne aleat dhe here aleatin ne armik.

Shqiperia mund te futet aktualisht ne aleatet Shteteve te Bashkuara, fale dhe politikaneve te cdo krahu qe kur kane qene ne pushtet kane ditur te luajn rolin pozitiv ndaj shtetit me te fuqishem te botes, pra e thene ndryshe kane qene pragmatiste ne levizjet e tyre.

Vertet populli shqiptar me gjithe hallet e tij, ka ditur dhe di te pres cdo vizitor si nje mik, biles ne kemi treguar se dhe armikut i bejme vend ne shtepiat tona, sic kemi bere me italianet gjate luftes se dyte, por kjo nuk duhet te na bej qe te shohim qorrazi, dhe te kekojme nje miqesi pa kufi, e cila kerkon nje sinqeritet te veprimeve, ciltersi te te folurit, bashkepunim larg interesit te njeanshem, qe per hire te se vertetes dhe pse ne shqiptaret e deshirojme ta kemi me cdo popull, kete nuk eshte e mundur ta marrim nga cdo popull.

Politika duke qene nje art i kompromisit, nje art i bashke bisedimit, nje art i bashke veprimit, ku nga keto vlera lindin dhe aleanca, interesa te ngushta, levizjet pragmatiste, na ben ne qe sot ta rrespektojme Ameriken per nderhyrjen ushtarake ne Kosove, te rrespektojme Ameriken si nje nga ideatoret me kryesor te shperberjes se " Kampit Komunist", te rrespektojme vlerat e saja si nje shtet i lirise me te madhe, si nje bosht kryesor i mbarevajtjeve globale, por duke mos harruar vendin se ku ndodhemi.

Jemi nje shtet ne mes te kontinentit te vjeter Europian, dhe i perkasim ketij kontinenti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›