Taktika të vjetra për pensionet e reja
Vendimet e fundit për rritjen e pagave dhe vendosjen e taksës së sheshtë që pasohen me rritjen e çmimeve të produkteve të industrisë së lehtë dhe që sigurisht rëndojnë mbi xhepin e qytetarëve nuk mund të anashkalojë pensionet e reja. Në vendin tonë llogariten rreth 600 mijë pensionistë që marrin kontributin e viteve të punës në moshën e pleqërisë. Sipas raportit më të fundit, pensionet e reja të 2007, shtesë vetëm 2% në krahasim me vitin 2006. Duke bërë një krahasim të thjeshtë me rritjen e çmimeve në treg, është e qartë që fuqia blerëse e kësaj kategorie do të jetë në rënie, çka tregon vijimësinë e limiteve të varfërimit edhe në këtë kategori sociale. Nga pikëpamja e shifrave, ulja me 9% e kontributit të sigurimeve shoqërore në gusht të vitit 2006 ka bërë që edhe rritja në kontributet e sigurimeve shoqërore në këtë vit, të jetë gati 5 herë më e vogël se vitet e mëparshëm. Një situatë e tillë ka sjellë edhe një indeks të pensioneve të reja për 2007. Pensionistët që po dalin në pension gjatë këtij viti kanë koeficientë të rinj llogaritjeje të pensioneve, sipas indekseve të reja që janë propozuar nga ana e Ministrisë së Financave dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Sipas ligjit "Për Sigurimet Shoqërore të Republikës së Shqipërisë", parashikohet që shuma fillestare e pensionit mujor të pleqërisë të përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Megjithatë edhe kjo rritje nuk justifikon situatën makroekonomike në vend. Rritja e pakët e pensioneve të rinj që hyjnë në sistem në këtë vit, vjen si pasojë e rënies së normës së kontributeve. Statistikat tregojnë se indeksimi që i bëhet pensioneve të vitit 2007, me ata që kanë dalë në pension në vitin 2006, është rreth 6 herë më i ulët se indeksimi që i është bërë pensioneve të reja që kanë dalë një vit më parë. Pensioni maksimal i shtetit i pleqërisë është 16.480 lekë në muaj, pa kompensimet.
Është e qartë, pa e gjykuar të drejtë apo jo këtë politikë, se në këtë rast qeveria përdor taktika të vjetra për pensionet e reja, nisur edhe nga fakti që indeksimi i kontributeve ka qenë më i ulët. Gjithësesi kjo mund të justifikojë logjikisht situatën ekonomike aktuale, por aspak rënien e nivelit të jetesës së moshës së tretë, e cila pret më shumë ndihmë nga shteti. Shuma e pensionit të shtetit llogaritet me 75 për qind të pagës neto mesatare mujore të 3 vjetëve rresht, në 10 vitet e fundit të punës, ndërkohë që vitet e tjera të punës kanë mbetur në nivele të patjetërsueshme. Logjika të çon në konkluzionin se çdo vendim në rritjen e indekseve të çmimeve në treg duhet të mbrojë interesat e shtresave më të dobëta sociale. Në rastin konkret ka një disbalancë të ndjeshme jo vetëm në shifra, por edhe në projekte më afatgjata. Një familje me dy pensionistë do ta ketë të vështirë të përballojë jetesën minimale, ndërsa e vetmja shpresë do të mbeten të ardhurat suplementare, por jo nga shteti. Pikërisht këtu lind edhe pyetja më ngacmuese, se nga do të vijnë këto të ardhura dhe si do stimulohen këto burime. Gjatë këtyre viteve të sistemit të demokracisë, emigracioni ka qenë më frytdhënësi. Por ky i fundit nuk mund të përmbushë të gjitha nevojat e familjeve shqiptare, e sidomos standartet që pretendohen të realizohen nga qeveritë shqiptare për të hyrë në procedurat e përshpejtuara të BE-së. Përderisa një vend me ekonomi që pretendon të jetë në rritje ka një barrë të rëndë fiskale, kur nuk arrin të përbushë as të ardhurat më minimale të qytetarëve të saj, atëherë detyrimisht kjo situatë do të vijojë të reflektohet edhe në të ardhmen.