Topi: Edhe Kosova ne nisma rajonale
Ne fjalën e tij përpara udhëheqësve te vendeve pjesëmarrëse, zoti Topi theksoi nevojën e pranisë se shtetit me te ri ne Ballkan ne nisma te tilla rajonale. “Kosova është një pjesëmarrëse legjitime në veprimtari të tilla si dhe një faktor paqeje e stabiliteti në rajon. Kosova, me kulturën e saj të vjetër dhe të re, me artin e saj modern e bashkëkohor, me zërat e saj më të artikuluar, do t’i forcojë lidhjet politiko- kulturore me popujt e tjerë në rajon dhe sidomos me fqinjët. Për këtë duhet vullnet i gjithanshëm, sepse pajtimi është plotësisht i mundur. Politika nuk mund të pengojë artin, nuk mund të pengojë institucionet, në mënyrë që promovojë kulturën e dialogut dhe komunikimit që vjen nëpërmjet tij. Kjo është arsyeja që unë them, që paradoksalisht, ajo që ndodh në tryeza më të gjera në Evropë, ku personalitetet e Kosovës janë të pranishme, ajo duhet të ndodhë edhe këtu,” është shprehur Topi. Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, nuk u ftua nga autoritetet serbe ne samitin e 9-të te krerëve te Evropës Juglindore, qe u mbajt ne një qytet arkeologjik pranë Kostollacit.