E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kopola nderohet me “Gladiatorin e Arte”

Dhënia e “Gladiatorit te Arte” ne amfiteatrin romak te Durrësit për regjisorin e famshëm, u parapri edhe nga vlerësimet e ambasadorit te Shteteve te Bashkuara, ne Tirane Aleksandër Arvizu, jo vetëm mbi praninë e Kopoles, por edhe te aktores po kaq te njohur italo-tuniziane Klaudia Kardinale. Pas nderimit me “Gladiatorin” Frensis Ford Kopola, prezantoi filmin e tij Tetro, prodhim i vitit 2009, i cili u shfaq me pas për publikun, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Sali Berisha e personalitete te tjera te politikes ne vend. Edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar te Filmit ne Durrës, do te ule siparin mbrëmjen e te premtes me ndarjen e çmimeve. Me herët, gjate ditës se fundit te tij ne Shqipëri, Frensis Ford Kopola, prezantoi edhe një tjetër prodhim te tijin. Nga salla e teatrit “Aleksandër Mosiu”, Kopola u shpreh se pelikula “Rini pa Rini” e vitit 2007, është ne fakt filmi i rilindjes se tij si regjisor, teksa iu rikthye prodhimeve me buxhet te vogël, njësoj si ne kohen para se te behej i famshëm. Babai i “Apokalips Now” apo Kumbarit numëron mbi 40 filma ne krijimtarinë e tij si dhe është vlerësuar me 7 çmime Oskar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›