Nuk mund të mbaj fëmijët, duhet riparuar Ferrari
Futbollisti profesionist që fiton 18 mijë euro në javë dhe thotë se nuk mund të paguaj se i duhet para për të riparuar Ferrarin, dikush tjetër që nuk lëshon asnjë kacidhe se duhet të coj strucin te veterineri apo dikush tjetër që refuzon të paguaj shumën që i detyrohet fëmijës sepse “fëmija nuk është i tij meqenëse mamaja është aq e shëmtuar”. Duken barsaleta por fatkeqësisht janë ndodhi të vërteta. Ato që lexuat më sipër janë vetëm disa prej motiveve të përdorura nga baballarët angelz për të evituar të paguajnë për fëmijët e tyre pas ndarjes. Lista e motiveve u be publike nga “Child Support Agency” për të tërhequr vëmëndjen e opinionit publik.
Largimi ndaj përgjegjësive të prindërve nuk njeh ndryshime klasore, si rasti i babait të pasur që nuk pagoi për 16 vjet mbajtjen ekonomike të fëmijëve të tij që në fund u detyrua të paguante një gjobë prej 80 mijë euro, për të shmangur sekuestrimin e shtëpisë prej autoriteteve. Në të vërtet shumë prej justifikimeve të prindërve për të mos paguar mbajtjen ekonomike të fëmijëve, duken si gënjeshtrat që tregoheshin në shkollë kur shkoje i papërgatitur.
Dikush përdor argumentime që do të bënin për të qeshur për absurditetin e tyre, nëse nuk do të ishte për faktin se përdoren për të mbuluar një fakt kaq të rëndë, Si personi që ndryshoi seks dhe argumenton se nuk ajo nuk është më ai, apo babai që nuk pranon të paguaj sepse për këtë javë i ka blerë fëmijës një pako karamele, apo akoma ai që nuk do ti japë asnjë para ishit sepse ka paguar për operacionin e gjoksit dhe prej saj ka përfituar një lidhje të re.
Ministri i punës Maria Miller, ka deklaruar se këto lloj sjelljesh nuk do të tolerohen më dhe lajmëroi një revizion të gjitha normave të tanishme.
(a.h/BalkanWeb)