E Diel, 1 Nëntor 2026

In-Memoria nga Kryeministri dhe një grup deputetësh e miqsh

Bashkim Gazidede, kontribut të shquarnë demokracinë dhe sigurinë e vendit”

“Pasditen e 25 tetorit 2008 u nda nga jeta, pas një sëmundjeje të rëndë, Bashkim Gazidede, një nga personalitetet e shquara të jetës politike shqiptare, ish pedagog i Fakultetit të Shkencave të Natyrës që nga viti 1984, ish deputet i Partisë Demokratike në Parlamentin shqiptar në zgjedhjet e vitit 1992, Drejtor i Shërbimit Informativ Kombëtar në vitet 1992-1997, Nëndrejtor i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në vitet 2005-2008.
Bashkim Gazidede lindi në 2 shkurt 1952, studimet parauniversitare i kreu në rrethin e Peshkopisë me rezultate të shkëlqyera ndërsa studimet universitare pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Dega Matematikë po me rezultate të shkëlqyera. Në vitin 1984 emërohet Pedagog pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës.
Bashkim Gazidede është autor i disa teksteve dhe monografive universitare dhe ka pasur një karrierë brilante akademike.
Bashkim Gazidede ishte një nga ata intelektualë të shkëlqyer shqiptarë që u angazhuan që në orët dhe ditët e para në lëvizjen demokratike së bashku me pedagogë dhe studentë të tjerë të Universitetit të Tiranës. Ai dha një kontribut të vyer në përmbysjen e diktaturës komuniste në Shqipëri. Në zgjedhjet e 22 Marsit populli demokrat i Peshkopisë do ta sillte atë si përfaqësues të denjë të parlamentit pluralist. Pak muaj më vonë atij do t’i ngarkohej detyra e krijimit të Shërbimit Informativ Kombëtar dhe drejtimin e këtij shërbimi. Në një kohë të shkurtër Bashkim Gazidede me mençurinë e tij, përkushtimin e madh, ndershmërinë dhe guximin që e karakterizonin, mblodhi rreth vetes specialistë të shquar nga fusha të ndryshme dhe organizoi Shërbimin Informativ Kombëtar.
Bashkim Gazidede duke qenë nismëtar i një bashkëpunimi të ngushtë me shërbimet partnere, dha një kontribut thelbësor për sigurinë e vendit dhe në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar. Ai qëndroi me vendosmëri në ditët më të vështira të rebelimit komunist, duke zbatuar me ndershmëri dhe dinjitet detyrat e ngarkuara nga parlamenti, qeveria dhe Presidenti i vendit.
Nga viti 2005 deri në vitin 2008 ai punoi me përkushtim të madh në reformën e sistemit të regjistrimit të pasurive.
Me vdekjen e tij familja humbi njeriun e vet më të dashur, miqtë dhe të afërmit humbën njeriun të cilin do ta kujtojnë gjithmonë për virtytet e tij, shteti humbi një shërbëtor të madh e të përkushtuar, kombi humbi atdhetarin e flaktë dhe birin e tij të shquar.

Sali Berisha
Jozefina Topalli
Astrit Patozi
Ridvan Bode
Bujar Nishani
Fatos Beja
Halit Shamata
Jemin Gjana
Astrit Bushati
Leonard Demi
Xhovalin Kolombi
Prof. Niko Thoma
Gjergj Lezhja
Saimir Kodra
Ilir Rusmali
Enkelejd Alibeaj
Arben Qirjako
Naim Gazidede
Ilir Krosi
Natasha Shehu
Prof. Myqerem Tafaj
Hasan Halili
Simon Miraka
Prof. Petrqa Petro
Prof. Omer Stringa
Prof. Agim Bardulla
Prof. Agim Kacanaj
Prof. Urim Bujari
Prof. Dhori Kule
Prof. Aleko Minga
...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›