Dejvid në radhën e parë për Armanin
Elegant, me xhaketë dhe kravatë blu, si një model i klasit të parë, gati të marrë shkrepjet e fotografëve që mezi e presin këtë çast: kështu u prezantua Dejvid Bekam në sfilatën e stilistit të famshëm Xhorxhio Armani, që u zhvillua në Milano. Sulmuesi anglez me qëndrimin stoik bëri për vete sytë e të gjitha femrave të pranishme, të cilave me mundim u dha vetëm një buzëqeshje. Vetëm dhe serioz ai doli në pasarelë në radhën e parë. Në këtë sfilatë mori pjesë edhe shoku i tij i skuadrës, Kaka’, i cili i dhuroi Bekamit rolin absolut të protagonistit. Ndërkohë, Viktoria e ka humbur gjithë këtë shfaqje, pasi iu desh të shkonte në SHBA së bashku me fëmijët. Në Itali qëndroi vetëm disa ditë, sa firmosi një kontratë me Xhorxhio Armanin për koleksionin e veshjeve intime pranverë-verë 2009. Bashkëshorti i saj po ashtu është bërë imazh i veshjeve intime të po këtij stilisti për meshkuj. Përsa i përket jetës mondane, duket se Dejvid nuk po i kushton rëndësi. Mendohej se ai do ta kalonte një pjesë të madhe të ditës nëpër lokale, por Viktoria, edhe pse në anën tjetër të oqeanit, duket xheloze më shumë se kurrë për të.
21 Janar 2009