E Diel, 1 Nëntor 2026

Pit: “Nuk më frikëson plakja, por vdekja”



Aktori Bred Pit është shprehur se nuk shqetësohet për kohën që kalon dhe nuk vjen më, por për vdekjen. 45-vjeçari, i cili rrit gjashtë fëmijë me partneren e tij Anxhelina Zholi, luan protagonistin Benjamin Buton në filmin e ri “The Curious Case of Benjamin Button”, që flet për një njeri të privilegjuar, i cili ka lindur tetëdhjetë vjeç dhe sa vjen e rinohet. Në qendër të filmit vendoset dashuria midis personazhit të çuditshëm Buton dhe Deizit, rolin e të cilës e luan aktorja Keit Blanshet. Deizi e përjeton me lumturi çdo periudhë që kalon, pasi i dashuri i saj bëhet i pashëm dhe i fortë. “Nuk kam frikë nga plakja, më shumë kam frikë se si do të largohem nga kjo botë. Zjarri dhe varri nuk më joshin. Një peshkaqen do të ishte interesant”, - ka thënë me shaka Pit. I pyetur se çfarë e bën për të qarë, Pit është shprehur: “Nuk qaj, nuk ka gjë që mund të më bëjë të qaj”.

21 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›