Vizion Plus sjell spektaklin “Mos u nxeh”
Projekti televiziv më i spikatur i vitit, të enjten në orën 21:00 në Vizion Plus
Ajo që na rikthen te kujtimet e hershme janë pa dyshim momentet kur së bashku me miqtë tanë kalonim një pjesë të mirë të ditës duke u argëtuar e dëfryer. Ndër këto argëtime nuk ka se si mos të vijë ndër mend edhe loja e famshme “Mos u nxeh”. Një zar dhe 4 elemente që përfaqësonin secilin nga lojtarët do të ishin elementet bazë të një loje që të mban të mbërthyer pas vetes për orë të tëra. Një lojë popullore që shumëkush e ka admiruar dhe e ka luajtur me aq pasion dhe që vazhdon edhe sot e kësaj dite të jetë një nga lojërat më të dashura. Shpesh kemi qenë të detyruar të numërojmë mbrapsht, të rrimë pa lëvizur, të vuajmë dënimet apo kurthet e ngritura gjatë lojës, por edhe pse mes peripecish dhe pengesash pa fund, kemi provuar edhe kënaqësinë e të qenit fitues. Por ajo çka vlente më shumë në të gjithë rutinën e kësaj loje, përgjatë gjithë numërimit deri në 100, ishte ruajtja e qetësisë, pra mbi të gjitha, të mos nxehesh! Por si do të dukej një lojë e tillë e ridimensionuar dhe e përshtatur në skenografinë e një studioje televizive, ku protagonistët janë personazhe realë? Është me të vërtetë e vështirë për t’u imagjinuar, por ky projekt mjaft ambicioz tashmë është shndërruar në një realitet televiziv, për të cilin është investuar shumë në të gjitha aspektet dhe ku mund të cilësohet me plot kuptimin e fjalës si një ndër bum-et televizive të vitit 2009, i cili duke filluar nga java e ardhshme do të jetë pjesë e ekranit të Vizion Plusit. Kjo konfirmohet edhe nga producentët, të cilët shprehen se do të jetë me të vërtetë një format televiziv ku nuk do të mungojnë për asnjë çast surpriza të shumta për këdo që do të ketë shansin të jetë pjesë e tij. Ashtu siç e përmendëm edhe më parë, ky megashow pritet të nisë rrugëtimin javën e ardhshme në ekranin e Vizion Plusit dhe mban emërtimin e lojës tradicionale “Mos u nxeh”. Spektakli do të drejtohet nga Turi, i cili duket se do ta lërë për një çast botën e fëmijëve, për të luajtur dhe drejtuar një lojë me të rriturit. Në një studio gjigante, me një skenografi të elementeve vizive të spikatura, loja do të sjellë çdo mbrëmje si protagonistë të saj personazhe VIP nga arti, kultura, politika, humori e sporti. Jemi mësuar t’i shohim ndryshe, të komunikojmë me ta vetëm përmes ekranit, pa u përballur asnjëherë me karakterin e tyre të vërtetë, por komunikimi përmes “Mos u nxeh” do të jetë ndryshe. Cili është komportimi i tyre me elementet e lojës dhe si do të reagojnë ata teksa e shohin veten peng të kurtheve të ngritura gjatë saj? Si do të sillen me kundërshtarët dhe në fund, a do të arrijnë të vetëpërmbahen për të realizuar synimin e vërtetë të lojës, pra të mos nxehen? Këto janë disa nga pyetjet që do të marrin përgjigje çdo mbrëmje në spektaklin më të ri të ekraneve shqiptare “Mos u nxeh”. Loja funksionon me të gjitha rregullat e mirëfillta të “Mos u nxeh”. Konkurrentët do të duhet të përballen me sfida, të kalojnë “kurthet” e ngritura për ta në çdo numër, derisa njëri prej tyre ta prekë vijën e finishit. Por në këtë lojë konkurrentëve do t’u duhet edhe pak fat, teksa do të jenë vetë ata që përmes hedhjes së zarit përcaktojnë ecurinë e tyre në lojë. Një show i pazakontë, me elemente të spikatura spektakli dhe argëtimi, të paprovuara më parë në një ekran televiziv. Por pa dyshim që kjo është shumë pak krahasuar me atë që do të ofrojë ky spektakël, ndaj dhe ju ftojmë të mos humbni emocionet e veçanta që do të përcillen përmes “Mos u nxeh”, çdo të enjte në ekranin e Vizion Plusit, ora 21:00.
21 Janar 2009