“Lista e të pasurve”, 100 barna të reja me rimbursim
Autori i Lajmit: red.
Listës së barnave të rimbursueshme, e cila do të hyjë në fuqi më 1 korrik, pritet t i shtohen edhe 100 barna të reja. Këto të fundit kanë një kosto më të lartë financiare. Sipas ISKSH-së, kjo do të jetë një listë e dytë me 100 medikamente alternative, kryesisht për të sëmurët hipertensivë, diabetikë, si dhe ata me sëmundje gjaku. Pasurimi i listës bazë, që aktualisht numëron 373 barna, është propozuar nga Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe është mbështetur nga Komisioni i Listës së Barnave të Rimbursueshme pranë Ministrisë së Shëndetësisë. “Barnat që pritet të rimbursohen përdoren kryesisht në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, dhe qëllimi i ISKSH-së është që ato të përfshihen dhe në farmacitë e vendit, pavarësisht kostos së madhe financiare që kanë. Jemi në tratativa me Ministrinë e Financave dhe se do të duhet një afat kohor për të evidentuar efektin e tyre”,- tha për mediat, drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana. Po sipas saj, duhet që këto barna të miratohen edhe nga Instituti i Akreditimeve, pasi një pjesë e tyre janë barna të reja dhe duhet parë rezultati që kanë ato tek të sëmurët. Vetëm pak ditë më parë lista e barnave të rimbursueshme u shtua me 21 alternativa të reja, duke e çuar në 373 numrin e përgjithshëm të tyre. Ky proces cilësohet i rëndësishëm nga ISKSH, pasi shmang monopolet e barnave. Gjatë këtij viti, nga lista e rimbursimit janë hequr disa barna që nuk prodhohen apo tregtohen më në Shqipëri, për të cilat ka alternativa barnash në listën aktuale të rimbursimit. Me miratim të Qeverisë, ISKSH do të botojë, si çdo vit, librin e Listës së Barnave të Rimbursueshme, e cila pritet të hyjë në fuqi më 1 korrik. Për barnat e rimbursueshme, ISKSH ka në dispozicion fondin prej 4.2 miliardë lekë, ndërsa efekti financiar vjetor për alternativat e barnave të shtuara është 135 milionë lekë.
Ky lajm është publikuar: 26/06/2008