Dekani: Keqardhje nëse në Universitet do përsëritej 1997
TIRANE- Dekani i Fakultetit Ekonomik-Agrobiznes reagon ndaj grevës së studentëve, dhe bllokimit të procesit mësimor gjatë paradites së sotme. Dr Profesor Bahri Musabelliu në një prononcim për NEWS24 e cilësoi situatën si absurde dhe abuzive zaptimin e ambienteve të fakultetit nga studentët.
Prej 8 ditësh 15 studentë të këtij fakulteti ndodhen në grevë urie. Paraditen e sotme greva u përshkallëzua me protesta të stundetëve jashtë ambienteve të godinës ku ndodhen të ngujuar shokët e tyre. Stundetët bllokuuan me vazo te medha lulesh dhe me pankarta hyrjen ne fakultet duke bllokuar kështu procesin mësimor.
“Në këtë godinë ndodhen të depozituara e gjithë arshiva e universitet, sekretaria mësimore, zyra e studimit dhe nëse është pezulluar mësimi këtu, realisht është pezulluar dhe në fakultetet e tjera.”- tha Musabelliu.
Më tej ai theksoi se është kategorikisht i vendosur që vetem studentët me kritere e standarde duhet të jenë pjesë e masterit të nivelit të dytë. “Unë i bëj thirrje publikut se do më vinte shumë keq që nëse ka ndonjë prapavijë që mund të gjykojë e vlerësojë, e të realizojë në universiteti bujqësor të bëjë një katrahurë si 1997, kjo do të ishte fatkeqësi. Në këtë kontekst të negociojmë me rektoratin e dekanatin.
“Është marrë një vendim alternativ, që të hyjnë në diplomat e masterit të nivelit të parë dhe ata që plotësojnë kriterin e rëndësishëm të mesatares së vazhdojnë masterin e parë”.- tha zoti Musabelliu.
Dekani i Fakultetit pranoi se ishte bërë kallëzim penal ndaj stundetëve pasi sic tha ai nuk mund të lejohet që 3500 studentë të këtij universiteti të pezullojnë mësimin për shkak të një grupi studentësh
(s.g/BalkanWeb)