E Diel, 1 Nëntor 2026

Librazhd, 230 fëmijë rrezikojnë jetën në shkollë

LIBRAZHD- Shkolla nëntëvjecare në fshatin Zgosht të Librazhdit rrezikon të shembet. Drejtuesit e shkollës në fjalë janë të parët që kanë dhënë alarmin duke iu drejtuar institucioneve përkatësë, ndërsa përkohësisht kanë pezulluar mësimin.

Muret e shkollës janë carë, ndërsa në pjesën ballore kanë ndodhur shembje të dheut për shkak të shirave dhe ndërtimit të rrugës që lidh Librazhdin me Bulqizën. Muret mbajtësë të shkollës janë dëmtuar, ndërsa sipas specialistëve të ndërtimit gjendja e saj po vjen duke e përkeqësuar dhe se rrezikohen seriozisht dhe themelet.
Duhet të ndërhyjmë në ndërtimin e murit mbajtës dhe në drenazhimin e tokës” thotë Roland Shqerra inxhinier i Drejtorisë Arsimore

Shkolla është rikonstruktuar vitet e fundit. Rreth 230 nxënësi dhe 40 mësuesit nuk pranojnë të vazhdojnë mësimin nëse nuk merren masa për riparimin ose gjetjen e ndonjë godine të përkohshme, por të sigurtë për të zhvilluar mësim.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›