Deklarata, Prokuroria shmang sqarimet për dokumentet e publikuara
Dje pasdite organi i akuzës pranoi dijeninë e hershme për dokumentet. Prokuroria nuk dha asnjë sqarim lidhur me moskryerjen e verifikimeve
Tiranë - Prokuroria e Përgjithshme ka shpërndarë dje një deklaratë për shtyp lidhur me publikimin e dokumenteve ditët e fundit në media, deklaratë e cila nuk mundi t’u japë përgjigje disa pikëpyetjeve që ranë mbi organin e akuzës pas publikimit. Me terma të përgjithshme, organi i akuzës ka mohuar çdo ndikim politik mbi hetimet, duke pranuar madje se ky institucion ka pasur dijeni të plotë mbi rolin e firmës “Trans Digging Constructions”, por se nuk ka bërë asnjë verifikim mbi këtë kompani. “Duke u nisur nga publikimi ditët e fundit të disa akteve në media, si dhe komenteve që janë bërë rreth punës së Prokurorisë në ndjekjen penale të Procedimit penal nr. 3, të vitit 2008, që lidhet me ngjarjen e 15 marsit 2008 në Gërdec, Vorë, e ndiejmë për obligim për të sqaruar publikun se, në ndjekjen penale të këtij procedimi, Prokuroria ka realizuar një procedim të drejtë, të barabartë dhe të rregullt ligjor, duke angazhuar kapacitetet më të mira profesionale dhe duke shmangur çdo përpjekje për ndikim dhe presion politik”, - është shprehur dje organi i akuzës.
Akuza
Organi i akuzës ka pretenduar dje se gjithë sa është hetuar u evidentua në dosjen që i është dërguar Gjykatës së Lartë, duke shtuar se në çdo moment ka vepruar konform ligjit. Megjithatë, në këtë deklaratë Prokuroria nuk ka mundur të shpjegojë se pse nuk e verifikoi firmën “Trans Digging Constructions” apo se kush vendosi që kjo firmë të kalohej “nën tavolinë” duke mos i kushtuar rëndësi. “Prokuroria ka hetuar, analizuar dhe ngritur akuzë në gjykatë për çdo fakt kriminal që ka evidentuar se ka lidhje me këtë ngjarje. Kështu, përsa bëhet fjalë në media, Prokuroria ka ngritur akuzë në gjykatë në ngarkim të ish-zyrtarëve të lartë ushtarakë dhe civilë, të cilët, në shkelje të ligjit dhe në mospërmbushje të detyrës, kanë urdhëruar lejimin e subjekteve private të prishin objekte në inventarin e pronës në Gërdec, të kryenin punime për ndërtimin e strukturës së përkohshme industriale dhe të administronin këtë pronë. Prokuroria ka ndërmarrë të gjitha veprimet procedurale penale të nevojshme ndaj pasurive të të pandehurit Mihal Delijorgji sapo është vënë në dijeni të aseteve apo përqindjes së aksioneve të tij në shoqëritë ku ai është aksioner”, - përfundon njoftimi i organit të akuzës.
Harresa
Publikimi në media i këtyre dokumenteve, përveçse hedh dritë mbi njerëzit e angazhuar direkt në ndërtimin e Fabrikës së Gërdecit, fut në epiqendër të skandalit edhe organin e akuzës. Tashmë këtij organi i duhet të provojë në mënyrë racionale dhe shkencore se cilët ishin personat dhe cilat ishin rrethanat e injorimit të këtyre dokumenteve me një rëndësi të jashtëzakonshme. Nuk është sqaruar ende se çfarë do të bënte Prokuroria nëse media nuk do të kishte zbuluar ekzistencën e kësaj firme. Si rregull, për t’i dhënë përgjigje asaj që u tha më sipër, prova më e mirë do të jenë materialet e punës mes vetë prokurorëve të grupit hetimor “Gërdeci”. Në këto dokumente janë regjistruar emrat, firma dhe vula e oficerëve të Policisë Gjyqësore dhe e prokurorëve që kanë kryer sekuestrimin e tyre. Tashmë, për të parë se si janë trajtuar këto dokumente, duhen shqyrtuar relacionet që këta prokurorë dhe oficerë gjyqësorë i kanë bërë kryehetuesit të Gërdecit (ka qenë Zamir Shtylla, tanimë është Sokol Stojani) dhe për të parë nëse hetimet janë “taposur” nga prokurorët që i administruan, apo nga drejtuesit e hetimeve.
16 Prill 2009