E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani ndez atmosferen e derbit, nuk e do Tiranen kampione

Partizani dhe Tirana njihen per rivalitetin e ashper ne 60 vjet histori. Edhe para ndeshjes se radhes derbi, pavaresisht klasifikimit, ndeshja e se shtunes, jo ne rivalitetin e dikurshem, pritet me interes nga tifozeria kryeqytetase. Tirana shihet favorite per te fituar ndeshjen derbi, per shkak se skuadra e Koles ka fituar stabilitetin e duhur dhe ka kohe qe nuk gabon. Bardheblute konsiderohen favorite per te fituar te dy trofete dhe fitorja ne derbi do te jete prove, per suksesin ne kampionat. Por cuditerisht, edhe pse rrezikojne renien, te kuqte shprehen optimiste dhe jane gati per te shenuar nje fitore te madhe ndaj Tiranes. "Na duhen pike dhe do te kerkojme fitoren,' - theksoi portieri dhe kapiteni i Partizanit, Orges Shehi. Trajneri Shpetim Duro eshte shprehur se ekipi i tij nuk do te leshoje ne ndeshjet e radhes, ndaj Tiranes. Ai ka takuar edhe presidentin Albert Xhani, qe eshte shfaqur me se fund prane skuadres, madje ky i fundit ka deklaruar shperblime ne rast se ekipi i tij do te triumfoje ne ndeshjen derbi. Nuk mbeten pas, me deshiren e madhe per ta fituar ndeshjen derbi ndaj Tiranes, edhe tifozet e kuq. Madje kane nisur debatet e njohura mes tifozeve te dy kampeve.

Kategoria Superiore

Java e 28-te (neser, ora 16.30)

Partizani-Tirana (L. Jemini)

Teuta-Vllaznia (K. Meta)

Besa-Dinamo (A. Taullau)

Shkumbini-Lushnja (R. Sadiku)

Elbasani-Bylis (S. Jareci)

Flamurtari- Apolonia (B. Pashaj)

Kategoria e Pare

(Java e 26-te, ora 16.30)

Sopoti-Pogradeci (A. Beqiri)

Turbina-Gramozi (B. Ziri)

Naftetari-Skenderbeu (B. Breshani)

Luftetari-Dajti (M. Masha)

Beselidhja-Kastrioti (S. Bogdani)

Laci - Skrapari (E. Sino)

Burreli-Bilisht Sp (S. Disha)


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›