Han: Ne Shqiperi, e kufizuar puna e trajnerit
Ari Han prej dites se merkure nuk eshte me trajner i ekipit tone kombetar. FSHF ne nje deklarate zyrtare komunikoi largimin e parakohshem te trajnerit holandez, Ari Han, i cili drejtoi kuqezinjte ne eliminatoret e boterorit afrikan. Han mori pergjegjesine kryesore per rezultatet dhe lojerat e dobeta qe shenoi kombetarja ne ndeshjet e fundit kualifikuese dhe per kete arsye Federata Shqiptare vendosi qe ta zgjidhe me nje fare konsensusi kontraten. Sipas FSHF-se, motivacioni qe solli largimin e holandezit ishin rezultatet e arritura gjate eliminatoreve te Kupes se Botes, "Afrika e Jugut 2010". Ato nuk ishin te mjaftueshme per te justifikuar punen e holandezit. Ky i fundit, nje dite pas shkarkimit, ka reaguar duke fajesuar kete fundit, si pergjegjese kryesore, per ecurine e dobet. "Ata duhet te thone dicka, pra nje arsye me te forte", - eshte shprehur Ari Han pas shkarkimit, ne mediat holandeze. "Loja ishte vertet shume e dobet kunder Maltes, por kemi humbur kunder Hungarise dy ndeshje dhe kjo eshte me shume per te ardhur keq". Sipas Han, ai mori ne dore drejtimin e nje ekip, pa nivelin e duhur organizativ. "Nuk kishte asgje te rregullt. Madje rregulli mungonte qe ne hotel, gjate grumbullimit. Qendronim pa ushqim, pa pije. Ndjeja, isha me shume menaxher se trajner i ekipit. Pervec kesaj, ekipi qe une drejtoja, nuk ka pasur nje qellim te vetem. Presidenti Armando Duka vendosi ne fund. E zgjidhi me shpejt kontraten, duke me komunikuar se ne fund nuk kishte asnje arsye, qe te ecnim bashke." Megjithate Han shpjegon se nuk i ndihet borxhli Shqiperise. "Ndoshta kam kerkuar shume gjera ne te njejten kohe. Une kam njohur pas eksperiences se fundit, se ne vende si Shqiperia, jo gjithcka eshte e mundur. Dhe mendoj se per kete arsye nuk i kemi fituar disa ndeshje." Holandezi eshte i pasigurt, ne lidhje me te ardhmen e tij, edhe pse thekson se i ka shanset, qe te vazhdoje te punoje trajner i Kines. "Drejtuesit e Federates Kineze me kane telefonuar gjithmone. Nuk i dihet me tej, duhet disa jave qe te bisedojme me konkretisht." Para se te merrte drejtimin e kuqezinjve, Ari Han ka drejtuar kombetaren e Kines dhe eshte i lidhur ngushte me kete shtet. Ai e vizitonte shpesh Kinen, edhe gjate kohes qe drejtonte kuqezinjte.