E Diel, 1 Nëntor 2026

Plaku, shans tjeter Memellit

Sulmuesi kryesor i Dinamos, Sabino Plaku nuk do te luaje kete jave ne sulmin e Dinamos, ndaj Beses. Ai eshte i skualifikuar dhe per kete arsye blute do te udhetojne drejt Kavajes, pa sulmuesin kryesor te formacionit baze. Pavaresisht mungeses, trajneri i Dinamos, Shkelqim Muca eshte shprehur se skuadra e tij duhet te kerkoje maksimumin ne fushe. Plaku si golashenues eshte vene ne ndjekje te Memellit. Ne rast se Memelli do t'i shenoje Partizanit, pese jave nga fundi i kampionatit do te cilesohet fitues i parakohshem i "Kupuces se Arte". Memelli ka shenuar 17 gola deri tani, duke qene golashenuesi me i mire i kampionatit. Ai mund te thelloje diferencen ne krye te golashenuesve, pasi rivali i tij Sabino Plaku nuk eshte paraqitur ne pjesen e dyte te kampionatit, si fazen e pare. Pas blerjes se kartonit nga Norvegjia, Plaku ka pasur nje renie te dukshme ne loje dhe nuk e ka gjetur shpesh golin. Ai nga 11 gola qe ka shenuar gjithsej, tete i shenoi para Vitit te Ri.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›