E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajneri i ri, perzgjidhet javes tjeter

Pas shkarkimi te holandezit Ari Han, FSHF po shqyrton disa kandidatura, mes te cilave do te perzgjidhet brenda tre kater diteve, emri me i mundshem dhe qe pritet te zyrtarizohet ne fillim te javes tjeter. Sakaq, ne tavoline jane afruar kandidaturat e para. Pritet te perzgjidhet me tej emri i trajnerit, me te cilin do te nisin kontaktet. Dilema e pare eshte nese trajneri do te jete nje emer i huaj , apo vendas. Por deri ne fund te eliminatoreve te Kupes se Botes, eshte duke u diskutuar nje emer vendas dhe qe nuk e ka drejtuar me pare kombetaren. Jane te shumte ata qe mendojne se edhe ne Shqiperise, ne kampionatin tone, ka disa trajnere te zote, qe drejtojne me sukses ekipet e Kategorise Superiore, si dhe jane ne gjendje te marrin nje pergjegjesi te tille. Gjithsesi, cili do qofte emri, FSHF ka vendosur me ne fund qe stafi i trajnerit, para se te hedhe firme, duhet te deklaroje se cfare eshte ne gjendje te arrije ekipi ne fund te punes se tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›