Deklarata e Berishës, Rusia kërkon reagim nga BE dhe NATO
Moska zyrtare është shprehur tej mase e shqetësuar nga deklarata e kryeministrit shqiptar Sali Berisha, se do të punojë për heqjen e pengesave për bashkimin e shqiptarëve. Sipas mediave serbe, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, ka kërkuar reagimin e menjëhershëm të Bashkimit Europian dhe NATO-s ndaj kësaj deklarate,bëjnë të ditur burime mediatike. "Një deklaratë të tillë nuk e kemi dëgjuar. Shpresoj që ndërkombëtarët të punojnë me udhëheqjen shqiptare", ka deklaruar Lavrov pas një takimi me homologun serb Vuk Jeremiç. Më tej shefi i diplomacisë ruse ka folur edhe për Kosovën, lidhur me të cilën ka theksuar se kompetencat e UNMIK-ut nuk duhet të zëvëndësohen me ato të strukturave të tjera. Gjithashtu, Lavrov ka kritikuar Prishtinën zyrtare për mungesën e bashkëpunimit në zbatimin e protokollit policor me Serbinë, si dhe ka kërkuar zbatimin rigoroz të rezolutës 1244.