E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali/ Imuniteti i Berluskonit, sot vendoset në Gjykatën e Lartë

Gjykata kushtetuese italiane, është mbledhur të martën për të rishqyrtuar dhe për të vendorsur për një ligj të miratuar vitin e kaluar, që i jep imunitet nga ndjekja penale kryeministrit, presidentit dhe krerëve të të dy dhomave të parlamentit. Një nga masat e para që u kaluan në parlament që kur kryeministri silvio berluskoni u kthye në pushtet për një mandat të tretë vitin e kaluar, ishte ligji që I jepte atij imunitet nga procedimet penale ndërkohë që ishte në detyrë. Në atë kohë ai përballej me një numër çështjesh gjyqësore, përfshirë edhe atë ku bënte pjesë avokati britanik David Mills dhe ku Berluskoni akuzohej se kishte dhënë rryshfet për dëshmi false. Efekti I menjëhershëm I ligjit, ishte për të ndalur procedurat ekzistuese ligjore kundër 73-vjeçarit, një biznesmen koservator. Por prokurorët për këto raste paraqitën një kërkesë pranë Gjykatës Kushtetuese, duke arsyetuar se masa shkel një sërë parimesh të sanksionuara në kushtetutën e Italisë, duke përfshirë edhe faktin se të gjithë qytetarët janë të barabartë përpara ligjit. Prokurorët thanë se imuniteti e vendos Berlusconin mbi ligjin dhe kjo duhet të ndryshojë. Pritet që Gjykata të japë vendimin e vet deri të enjten, edhe pse ka gjasa që seancat të shtyhen. Gjykata më e lartë në Itali fillon të shqyrtojë kërkesën nëse kryeministri, Silvio Berluskoni, ka imunitet ndaj gjykimit teksa ndodhet në detyrë, një ligj I cili i ka lejuar Berluskoni që të mos jetë pjesë e një sërë çështjeve gjyqësore, përshirë edhe një rast ku ai akuzohet për korrupsion. Nëse Berlusconi humbet, atëherë këshilltarët e tij thonë se ai mund të japë dorëheqjen. Ndërkaq kreyministri Italian ka deklaruar se imuniteti i lejon atij të qeverisë pa qënë i penguar. Rishqyrtimi I ligjit nga gjykata kushtetuese vjen në një kohë kur skandalet në jetën personale të kreut të qeverisë, e kanë ulur mbështetjen ndaj tij. Kritikët thonë se ligji për imunitetin, i cili përfshin edhe kreun e shtetit dhe kryetarët e dy dhomave të parlamentit, u përshtat për të shpëtuar dhe për të mbuluar manjatin e medias, Berluskonin, nga kokëcarjet ligjore. vetë kryeministri thotë se ai është "përndjekur" nga magjistratët, që kyr I ka hyrë politikës 15 vjet më parë, dhe se një ligj I tillë e lejon atë të qeverisë pa e vrarë mendjen nga gjyqësori.
Pasi paraqiti rastin e tij në gjykatë, avokati i shtetit për zyrën e kryeministrit tha se duke hedhur poshtë ligjin do të bëhet një 'dëm i pariparueshëm" dhe kjo mund të çojë edhe në dorëheqjen e Berluskonit. Analistët politikë thonë se Berluskoni nuk ka gjasa të japë dorëheqjen edhe nëse ndryshon situata, por shtojnë se figura e tij mund të dobësohet në mënyrë të kosniderueshme në një kohë kur popullariteti i tij ka rënë ndjeshëm sidomos pas skandalit seksuall të disa mujave më parë, kur u mësua se ai kishte ftuar disa prostituta në rezidencën e tij.
Ky ligj për imunitetin, ose norma që pezullon proceset kundrejt katër zyrtarëve më të lartë të shtetit, është tashmë në diskutim në gjykatën kushtetuese. 15 gjyqtarët e organizmit më të lartë juridik në itali, të mbledhur në pallatin e Konsultave, ku do të duhet të përcaktojnë nëse ligji -I cili lejon pezllimin e procedurave ligjore kundër Kryeministrit Silvio Berluskoni - është në përputhje me Kushtetutën apo jo. Në rast të kundërt, ligji nuk do të jetë më në fuqi dhe që nga ai moment, do të happen skenare të ndryshme të mundshme, e ndërsa lideri I PDL-së, mund të përfundojë në gjykatë. Ky është edhe një ndër motivet se përse séanca është ndjekur nga afër nga përfaqësues të medias italiane por nga mediat ndërkombëtare.
" unë kam mbetur I pafjalë. Është nëj seancë përtej të mirës dhe të keqes, është sigurisht një poshtërsi ligjore- ka thënë berluskoni "të gjithë opozitarët duhet ta dinë se qeveria do ta përfundojë misionin e saj dhe nuk ka asgjë që mund ta tradhëtojë mandatin që italianët na kanë besuar- shtoi presidenti I këshillit të ministrave, pas vendimit të gjykatës së lartë kushtetuese për të rishqyrtuar këtë ligj për imunitetin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›