E Diel, 1 Nëntor 2026

Morati: Nuk pashë reagim nga skuadra

TIRANE-Pankina e Klaudio Ranierit duket më e lëkundur se kurrë pas disfatës 1-0 me Napolin të dielën në mbrëmje. Presidenti Masimo Morati gjithsesi duket se i ka dhënë edhe pak kohë teknikut roman. “Jemi duke u menduar, do të thërras Ranierin dhe do të shohim. Mendoj se mund të vazhdojmë me të, por dua ta dëgjoj njëherë”, tha ai. I pyetur nëse pa një reagim nga skuadra, Morati u përgjigj: “Jo. Vullnet po, por në pjesën e parë nuk pashë reagim, ndërsa në të dytën ishim më mirë”, tha kreu i Interit.

(d.b/a.latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›