Banda e Durrësit, dëshmitari burim debatesh në sallë
TIRANE- Debatet mes avokatëve, prokurorëve dhe gjykatësve kanë shoqëruar sot seancën e bandës së Durresit, në gjykatën e Krimeve të rënda. Prokuroria ka sjellë sot në sallë dëshmitarin Agim Rexhepaj por kjo ka sjellë reagimin e menjëhershëm të avokatëve të cilët e konsiderojnë këtë shok të Lulezim Berishës.
Avokati i të pandehurit Plaurent Dervishaj dhe më pas edhe mbrojtësit e tjerë u revoltuan duke u kërkuar gjykatësve llogari pse kishin lejuar hyrjen e këtij dëshmitari, pse ai u thirr pa dërguar letër thirrje të posacme dhe pse ai është shoqëruar me policë gjatë hyrjes në sallë.
Pas këtij debati trupa gjyqësore e cështjes kërkoi largimin nga salla të njerit prej avokatëve dhe ndërprerjen e seancës.
Kjo seancë është e dyta që bëhet me dyer të hapura pasi i panduari i drejtësisë mbaroi së deklaruari rrëfimet e tij për të pandehurit. I pranishëm në seancën e sotme ishte dhe i penduari Adriatik Coli i cili ka ndjekur procesin në cep të sallës i rrethuar me forca speciale.
(m.a/News24/BalkanWeb)