Bastisen zyrat e Vetëvendosjes. Kërkohet arrestimi i Albin Kurtit

Polica e Kosovës ka bastisur rreth orës 10:00 selinë e "Lëvizjes Vetëvendosje" në kërkim të liderit të saj Albin Kurti, i cili sot duhej të paraqitej para gjykatës. Aktivisti i kësaj lëvizjeje, Glauk Konjufca ka thënë se policia dhe më pas edhe trupat speciale të policisë, pa ndonjë urdhër bastisjeje, kanë kontrolluar godinen ku është e vendosur "Vetëvendosja".
Konjufca tha se Albin Kurti nuk ka ndërmend të paraqitet në seancë pasi ai nuk e njeh trupin Gjykues të EULEX-it. Dhe ne fakt keshtu ndodhi. Albin Kurti nuk u paraqit ne gjykate, ndersa seanca u shty per ne oren 13:30.
Aktivistët e Lëvizjes “Vetëvendosje” në shenjë revolte për pranimin e rastit Kurti e kanë gjuajtur me vezë avokatin Avni Gjakova, derisa hynte në Gjykatën e Qarkut të Prishtinë. Ky i fundit ka dhene doreheqjen ne dabet e siper me gjykatesit e EULEX-it dhe seanca eshte shtyre me qellim qe te rifilloje nese arrestohet Albin Kurti.
Lideri i “Vetëvendosje”-s akuzohet për organizim të demonstratës së 10 shkurtit 2007, ku u vranë dy demonstrues dhe mbi 80 të tjerë u plagosen nga policia rumune e UNMIK-ut e cila sot e kesaj dite nuk është përgjigjur para drejtësisë.
Nderkaq, ne mbeshtetje te Kurtit dhe kunder gjyqit qe EULEX jane mbledhur mbi 170 mije firma ne nje peticion qe i eshte dorezuar zyrtarisht edhe autoriteteve te Prishtines.