E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deklarata e OSBEPSD: Nuk ka reformëpa transparencë

TIRANE- Kryetari i Socialdemokratëve, Skënder Gjinushi bëri sot bashkëpërgjegjëse të manipulimit të zgjedhjeve misionin e OSBE-së në Tiranë. Gjinushi shprehu mospajtimin me veprimet provokative të OSBE, e cila kërkon reformë zgjedhore, pa qartësuar më parë se cilët ishin manipulatorët politik të zgjedhjeve të shkuara.

“Shpreh mospajtimin dhe indinjatën ndaj veprimeve të pamatura të misionit të OSBE-së në Tiranë. Të kërkosh reformë zgjedhore pa bërë transparencën e zgjedhjeve, pa evidentuar më parë manipulatorët politikë të tyre. Kjo është një kundërvënie e hapur ndaj kërkesës kushtetuese të opozitës dhe rezolutave të Këshillit të Europës dhe Parlamentit Europian që kërkojnë hetim të zgjedhjeve dhe nxjerrjen e shkaktarëve të manipulimit. Kjo tregon që misioni i OSBE është bashkëpërgjegjës për manipulimet e 28 qershorit dhe kërkon të mbulojë dështimet e veta. Pra përfundimisht nuk ka reformë pa transparencë, nuk ka reformë me këtë KQZ.” theksoi kryetari i PSD.

Sipas Gjinushit, misioni gënjen edhe kur shprehet se rezultati është miratuar unanimisht, pasi kjo ka ndodhur për mandatet dhe jo për votat. Për kreun e socialdemokratëve fillimisht duhet të shpolitizohet Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, që është shkaktar për krizën aktuale, pasi prishi nenin konsensual të rinumërimit të votave, nuk mori parasysh asnjë ankimim dhe sepse lejoi votimin dhe vjedhjen e hapur të votave. Rrjedhimisht bashkefajtore është dhe OSBE, nën bekimin e së cilës u lejua moskryerja e reformës zgjedhore të 2009-ës.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›