Gjeorgjia heqstatujën e Stalinit
TBILIS- Autoritetet gjeorgjiane kanë hequr statujën e diktatorit sovjetik, Josef Stalin, e cila prej dekadash ishte vendosur në qytetin e tij të lindjes, Gori. Statuja gjashtëmetërshe është hequr gjatë natës, në një operacion të paparalajmëruar. Mediat gjeorgjiane thanë se policia ka bërë përpjekje t’i ndalojë gazetarët nga filmimi i aksionit.
Presidenti gjeorgjian, Mikheil Sakashvili, u tha gazetarëve në Tbilisi se largimi i statujës është i arsyeshëm.
Zyrtarët lokalë thanë se ajo do të bartet në oborrin e një muzeu kushtuar Stalinit, ndërsa në sheshin krysor do të vendoset një monument i viktimave të konfliktit të vitit 2008, në mes të Gjeorgjisë dhe Rusisë.
(m.a/rel/BalkanWeb)