E Diel, 1 Nëntor 2026

Deklarata e Parlamentit Evropian: Do ndihmojmë Shqipërinë në rrugën e integrimit- palët politike të zgjidhin mos marrëveshjet brenda kornizës ligjore

15-06-2011 / Gazeta 55

Parlamenti Evropian përfundon takimin ndërparlamentar Shqipëri-BE me një deklaratë zyrtare me 8 pika lidhur me situatën politike në Shqipëri dhe mos marrëveshjet mes palëve.


Anëtarët e delegacionit të Parlamentit Evropian, për marrëdhëniet me Shqipërinë, dolën në një deklaratë të përbashkët, duke analizuar situatën politike si dhe atë çka duhet të realizojë Tirana zyrtare për t’i dhënë fund një ngërçi politik të tej zgjat


ur. Në deklaratë, europarlamentarët shprehin shqetësimin mbi mos marrëveshjet politike, ndërsa i bëhet thirrje opozitës të bashkëpunojë me mazhorancën në Parlament.


Në këtë pikë, PE dënon bojkotin e institucioneve si dhe paralajmërimet për protesta apo thirrje për revoltë të dhunshme nga ana e opozitës dhe kreut të saj Edi Rama. 


Deklarata e Parlamentit Evropian


Në pikën 1 i bëhet thirrje faktorit politik shqiptar që t’i jepet zgjidhje ngërçit politik brenda kornizës ligjore


Në pikën 2 shprehet shqetësimi i thellë për krizën politike pas zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2009 dhe zgjedhjeve lokale të majit 2011. BE i bën thirrje të dyja palëve qeverisëse dhe opozitës që të bashkëpunojnë për të gjetur një marrëveshje brenda kornizës ligjore dhe institucioneve demokratike.


Në pikën 3 theksohet destabiliteti i gjatë politik i cili ka penguar pozicionin ndërkombëtar të vendit tonë dhe perspektivën Europiane. Duke shprehur keqardhje për këtë pavarësisht se departamenti dhe institucionet e tjera europiane kanë nxitur tonet për dialog ndonëse të dy palët janë treguar të paafta për të gjetur një kompromis për të mirën e qytetarëve të saj


Në pikën 4 të saj theksohet se Parlamenti Europian nuk do të mbajë anën në mos marrëveshjen elektorale dhe do të qëndrojë neutrale. Në të njëjtën kohë pret që mos marrëveshjet të zgjidhen në respekt plotë ndaj kornizës ligjore në Shqipëri dhe nëse është e nevojshme të marrë këshillim nga institucionet ndërkombëtare.


Në pikën 5 theksohet se nëse prioritetet kryesore në aplikimin  për anëtarësi në Bashkimin Europian nuk janë plotësuar dhe kriza politike nuk është zgjidhur atëherë progresi mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian do të dëmtohet seriozisht.


Në pikën 6 përsëritet që Parlamenti Europian do të asistojë Shqipërinë në përpjekjet e saj për integrimin në Bashkimin Europian. PE shpreh vlerësim për reformat, por raporti i Komisionit Evropian që publikohet në 12 nëntor të këtij viti, do jetë tregues për marrjen e statusit të vendit kandidat. 


Në pikën 7 mirëpritet suksesi për liberalizimin e vizave për Shqipërinë theksohet se qytetarët shqiptarë duhet të shfrytëzojnë këtë mundësi në mënyrë të përgjegjshme pa abuzuar me qëllimin


Ndërsa në pikën e 8-të dhe të fundit mirëpritën marrëdhëniet e mira të Shqipërisë me vendet fqinje duke qenë një kontribues i rëndësishëm për Europën Juglindore, jetik për integrimin në Bashkimin Europian.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›