E Diel, 1 Nëntor 2026

Deklarata e Presidentit Topi në përshëndetje të hyrjes në fuqi së Kushtetutës së Kosovës.

15 qeshor 2008

Presidenti i Republikës përshëndet hyrjen në fuqi të Kushtetutës së Kosovës duke e cilësuar atë si nje proces të natyrshëm dhe demokratik të kalimit të kompetencave dhe përgjegjësive të drejtimit të shtetit të Kosovës autoriteteve lokale të zgjedhura nga shtetasit e saj.

Dita e sotme është një ditë shumë e rëndësishme jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë rajonin dhe fqinjët e saj duke e kthyer atë në një shtet të barabartë dhe demokratik ku dokumenti bazë juridik dhe politik i funksionimit të shtetit garanton të tashmen dhe të ardhmen e të gjithe shtetasve të saj.

Me miratimim e Kushtetutës, Kosova provoi sot se ajo dhe autoritetet e saj janë sa përgjegjëse aq edhe të vendosura të ndërtojnë nje shoqëri të barabartë dhe të sigurt për të gjithë shtetasit e saj.

Institucionet e zgjedhura të Kosoves, sot morën pergjegjësitë e tyre jo vetëm ndaj shtetasve të tyre, por edhe ndaj partnerëve ndërkombetarë në përmbushjen e zotimeve të tyre për integrimin e Kosovës në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›