E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi dekreton shkarkimin nga detyra të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm Gjen.Lejt. Luan Hoxha.

DEKRET
PËR SHKARKIMIN NGA DETYRA TË SHEFIT TË SHTABIT TË PËRGJITHSHËM

Në mbështetje të nenit 169, pika 3, të Kushtetutës, të nenit 7, pika 5 të ligjit nr.8671, datë 26.10.2000 “Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit e të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, me propozim të Kryeministrit,

D E K R E T O J

Neni 1

Gjeneral Lejtnant Luan Hoxha, deri tani me detyrë Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, shkarkohet nga kjo detyrë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 5761
Tiranë, më 16.06.2008

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BAMIR TOPI

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›