FJALA E PRESIDENTIT TOPI NË SAMITIN E SHTATË TË KRERËVE TË SHTETEVE TË EVROPËS JUGLINDORE.

13 qershor 2008
Athinë
I nderuar President Papulias,
I nderuar Drejtor i Përgjithshëm i UNESCO-s,
I nderuar Ministër i Kulturës, z. Liapis,
Shkëlqesi,
Zonja dhe Zotërinj,
Kam kënaqësinë e veçantë të marr pjesë në këtë Samit të Krerëve të Shteteve të Evropës Juglindore, i cili mbahet në Greqinë fqinje dhe mike. Me këtë rast, më lejoni t’i shpreh Presidentit Papulias mirënjohjen time për cilësinë e mikpritjes!
Shqipëria i është bashkuar këtyre takimeve me qëllimin fisnik për të përqendruar përpjekjet e përbashkëta në drejtim të forcimit të bashkëpunimit ndërkulturor dhe konsolidimit të mëtejshëm të urave të miqësisë mes vendeve e popujve të Evropës Juglindore.
Ky është një rast i shkëlqyer për të riafirmuar marrëdhënien e frytshme dhe afatgjatë me UNESCO-n, Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian, që, në një proces të mirëkoordinuar, po dëshmojnë përditë e më shumë se qëndrojnë në pararojë të përpjekjeve të bashkësisë ndërkombëtare për inkurajimin e pluralizmit kulturor, përhapjes së njohjes në frymën e respektit për popujt dhe kulturat, si dhe për ndërtimin e dinjitetit njerëzor, nëpërmjet vlerësimit ndaj mjedisit dhe diversitetit, në kuptimin më të gjerë të mundshëm të këtij termi.
Tematika e këtij Samiti mbi pikëtakimet ndërkulturore në rrugët ujore të mbarë rajonit, vendos, në një dritë të re, asetet e jashtëzakonshme të Evropës Juglindore, duke i shndërruar burimet tona të pasura ekologjike e natyrore në një potencial të patjetërsueshëm të komunikimit dhe dialogut, të diversitetit kulturor që i karakterizon popujt dhe vendet tona.
Shqipëria, e bindur se ekziston një lidhje thelbësore ndërmjet trashëgimisë materiale e shpirtërore, larmisë kulturore, krijimtarisë si dhe zhvillimit të qëndrueshëm, ka mbështetur aktivisht të gjitha nismat dhe ekspertizën e UNESCO-s në kuadrin e kulturës. Ajo ka tashmë, një legjislacion të përshtatshëm kombëtar, në përputhje të plotë me të gjitha standartet e njohura ndërkombëtare për një mbrojtje tërësore e efikase të monumenteve e vendeve të saj kulturore e natyrore.
Ne vlerësojmë se perspektiva jonë kombëtare, në raport me trashëgiminë është e pajtueshme dhe e pandarë nga përqasja rajonale, duke qenë se ruajtja e identiteteve tona, nxitja e turizmit kulturor, pjesëmarrja demokratike, edukimi me të drejtat e njeriut dhe dialogu ndërkulturor përfaqësojnë qartësisht objektivat tona të përbashkëta për stabilitetin, zhvillimin dhe begatinë e rajonit.
Fatmirësisht, sot, të gjithë jemi dëshmitarë se rajoni po njeh një klimë tepër pozitive të bashkëpunimit politik, të bazuar mbi parimet e fqinjësisë së mirë dhe të aspiratës së përbashkët për integrim në Bashkimin Evropian. Një klimë e tillë përbën një platformë të shëndoshë për mbrojtjen dhe nxitjen e trashëgimisë kulturore e natyrore të rajonit si pjesë përbërëse e zhvillimit të qëndrueshëm.
Axhenda e Samitit të Athinës vendos qartësisht në zemër të debatit rëndësinë e dialogut kulturor, si një element që sot për sot, merr një rëndësi kapitale e të pamohueshme për ndërtimin e zgjidhjeve afatgjata të paqes, zhvillimit të qëndrueshëm dhe kohezionit social në mbarë Evropën Juglindore. Ajo u bën jehonë veprimeve të shumëfishta të Bashkimit Evropian, brendisë së Librit të Bardhë (White Paper) të Këshillit të Evropës, si dhe njohjes normative në UNESCO të diversitetit kulturor.
Samiti i Athinës përkon me shpalljen e vitit 2008, nga ana e Bashkimit Evropian si “Viti i Dialogut Ndërkulturor”.
Shqipëria, e cila ashtu si shumica e vendeve të rajonit, aspiron të integrohet, në një të ardhme të afërt, në Bashkimin Evropian, dhe jo t’i kthehet retorikave nacionaliste, që e kanë dëmtuar rëndë rajonin ballkanik dhe shoqërinë e tyre, ka përpiluar tashmë një Strategji Kombëtare të Dialogut Ndërkulturor, në vijim të mbajtjes së Forumit të parë të Aleancës së Qytetërimeve. Kjo Strategji, e cila reflekton traditën shumëshekullore të harmonisë dhe mirëkuptimit të plotë ndërmjet tre besimeve të mëdha mbizotëruese në vend, është në përputhje të plotë me të gjitha dokumentet e Samiteve të mëparshme, si dhe me angazhimet e marra prej saj në kuadër të Këshillit të Evropës, Bashkimit Europian, si dhe të Konventës së UNESCO-s për Mbrojtjen dhe Nxitjen e Shprehjeve Kulturore dhe Artistike.
Kam privilegjin t’i komunikoj këtij Samiti angazhimin tonë të plotë institucional, si pjesë përbërëse e kësaj Strategjie, për të organizuar brenda vitit 2008, Forumin e Dialogut Ndërfetar në Evropën Juglindore, në vijim të Konferencës Rajonale të Tiranës, të mbajtur në vitin 2004 në bashkëpunim me UNESCO-n.
Me këtë rast, më lejoni t’u drejtoj të gjithë pjesëmarrësve të Samitit të Athinës ftesën e pjesëmarrjes për t’u bërë pjesë aktive e këtij Forumi me vlerë fondamentale për retorikën aktuale të diversitetit të kulturave!
Në përfundim, dëshiroj të përsëris edhe një herë bindjen se Samiti i Athinës do të shërbejë si një platformë e dobishme për forcimin e kuadrit të bashkëpunimit ndërkulturor në rajon dhe, veçanërisht, për zgjidhjen e sfidave, me të cilat përballemi aktualisht në Europën Juglindore.
Ju faleminderit!
* * *
Në sesionin e parë plenar të Samitit të shtatë të Krerëve të shteteve të Evropës Juglindore mbajtën fjalën dhe Kryetari i Presidencës së Bosnje – Hercegovinës, Haris Silajxhiç, Presidenti i Bullgarisë, Georgi Parvanov, Presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiç, Presidenti i Greqisë, Karolos Papulias, Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç, Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç.
Menjëherë pas Presidentit Tadiç, ka ndërhyrë Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i cili është shprehur se “axhenda e Samitit të Athinës vendos qartësisht në zemër të debatit rëndësinë e dialogut kulturor, si një element që sot për sot, merr një rëndësi kapitale e të pamohueshme për ndërtimin e zgjidhjeve afatgjata të paqes, zhvillimit të qëndrueshëm dhe kohezionit social në mbarë Evropën Juglindore. Shqipëria dhe institucionet e saj janë të vendosura në rrugën e pakthyeshme drejt integrimit në familjen e madhe evropiane. Ndërkohë, kultura dhe pasuritë e vlerat historike të rajonit tonë nuk janë ndërtuar në një ditë, apo në një vit, por janë ngritur përgjatë shekujve dhe janë pjesë e pasurisë së përbashkët e vendeve dhe popujve të rajonit tonë. Ballkani, i cili ka vuajtur jo pak nga mendësitë e vjetra, luftrat dhe konfliktet ndër-etnike, duhet patjetër të largohet përfundimisht nga mendësitë ultra-nacionaliste dhe nga erërat e luftërave ndër-etnike dhe ndër-fetare, duke u projektuar i tëri drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe zhvillimit të një bashkëpunimi ekonomik të qëndrueshëm.”