E Diel, 1 Nëntor 2026

Deklarata e Presidentit të Parlamentit Europian Patrick Cox: Falenderoj Kryeministrin Fatos Nano, i cili ka zhvilluar këtë vizitë në institucionet e Parlamentit Europian. Jam shumë i kënaqur

Deklarata e Presidentit të Parlamentit Europian Patrick Cox:

Falenderoj Kryeministrin Fatos Nano, i cili ka zhvilluar këtë vizitë në institucionet e Parlamentit Europian. Jam shumë i kënaqur nga ky takim me Kryeministrin shqiptar. Ky është një takim tjetër me të pas vizitës sime në Shqipëri, më parë. Që atëherë Ne kemi ndërmarrë disa hapa të nevojshëm në këtë Parlament. Unë jam i kënaqur t'ju them juve se në fillim të shkurtit në Budapest Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë sëbashku me kolegët e tij të vendeve të Ballkanit Perëndimor do të marrë pjesë në një takim ku unë do të jem, bashkëkryesues me Presidentin e Parlamentit Europian. Atje do të jepet mundësia për të shkëmbyer pikëpamjet, si dhe do të bisedojmë sesi parlamentet e këtyre vendeve të përgatiten për rrugën drejt integrimit, se çfarë lloj sistemesh dhe në ç'rrugë ata do të ecin sëbashku, si dhe paraqitjen e një sistemi mbi bazën e ligjshmërisë së komunitetit europian. Lidhur me këtë një nga prioritetet e Kryeministrit Nano është që Shqipëria të punojë me BE-në për të realizuar paktin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Kështu ne mendojmë se kjo veprimtari praktike realizohet sëbashku edhe me Parlamentin Europian. Dhe ne si drejtues të tij do të luajmë rolin tonë dhe ne jemi duke e bërë atë. Edhe njëherë do të theksoja se Kryeministri shqiptar ashtu si edhe kolegët e tij janë të mirëpritur në Parlamentin Europian dhe unë jam i kënaqur që e filloj këtë vit me këtë vizitë.

Deklarata e Kryeministrit Fatos Nano

Kam kënaqësinë të rikonfirmoj të njëjtën nevojë, intensifikimin dhe dinamizimin e proçesit të dialogut parlamentar mes Shqipërisë dhe BE-së. Sot ne patëm kushte mjaft të favorshme për të rinovuar informacionet që Z.Cox ka mbledhur gjatë vizitës së tij në Tiranë disa muaj më parë dhe të kuptojmë më mirë prioritetet që do të dinamizonin proçesin e legjislacionit dhe kontekstin institucional në përmbushjen e reformave në Shqipëri në favor të stabilitetit rajonal në Ballkanin Perendimor. Ne identifikuam së bashku se në programet e ardhshme është e nevojshme nxitja e takimeve të politikanëve shqiptarë, ministrave dhe liderëve politikë për rajonin së bashku me parlamentarët anëtarë të BE-së, pasi në këtë mënyrë do të kemi mundësi të mëdha për të zgjeruar krijimin e një proçesi që do të prodhojë jo vetëm standarte të barabarta në secilin prej vendeve tona, por gjithashtu edhe më shumë hapsirë për lëvizjen e lirë të shqiptarëve dhe qytetarëve të tjerë të Ballkanit drejt BE-së.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›