E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano do të zhvillojë nesër nje vizitë zyrtare në Bruksel, ku do të takohet me personalitete të larta të Bashkimit Europian. Takimin e parë zoti Nano do ta zhvillojë n

Kryeministri Fatos Nano do të zhvillojë nesër nje vizitë zyrtare në Bruksel, ku do të takohet me personalitete të larta të Bashkimit Europian.

Takimin e parë zoti Nano do ta zhvillojë në orën 15.00 me Presidentin e Komisionit Europian Romano Prodi. Pas takimit është programuar dhe një konferencë e përbashkët për shtyp e dy autoriteteve të larta.

Më pas, rreth ores 16.00, Kryeministri i Shqipërisë do të pritet në takim nga Presidenti i Parlamentit Europian Patt Cox dhe ne ora 17.00 zoti Nano do të takohet me Përfaqësuesin e Lartë të Politikës së Jashtme dhe Sigurisë së Përbashkët të BE-së, Javier Solana,takim qe do te vijoje me nje konference te perbashket per mediat.

Gjatë këtyre takimeve do të diskutohen statusi aktual i procesit të stabilizim – asocimit të Shqipërisë me BE-në, ecuria e negociatave për nënshkrimin e marrëveshjes në këtë drejtim, zhvillimi i reformave integruese të vendit si dhe situata në rajon.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›