Deklarata e kancelares Merkel per shpetimin e euros

BE gjendet ne krizen me te rende qe prej futjes se euros ndoshta qe prej fillimit te bashkimit evropian. Kjo eshte diagnoza e kancelares Angela Merkel nje jave para samitit te BE-se ne Bruksel. Shkak per kete krize jane borxhet tej kufijve te lejuar dhe mungesa e aftesise konkurruese te shteteve.
Zgjidhja e krizes eshte proces dhe kerkon kohe
Per kete tashme te gjithe jane te nje mendje ne Evrope. Gjithashtu te nje mendje jane te gjithe edhe se duhen luftuar shkaqet qe te zgjidhet kriza aktuale dhe te shmangen kriza te reja. Por kjo nuk mund te ndodhe brenda nates Qeveria gjermane ka bere gjithnje te qarte se kriza evropiane e borxheve nuk mund te zgjidhjet brenda nates me nje levizje cliruese. Zgjidhja e krizes se borxheve eshte nje proces dhe ky proces do te zgjase me vite - deklaroi Merkel.
Ne perpjekjet per zgjidhjen e krizes jane bere megjithate mjaft perparime. Keshtu eshte ecur perpara drejt krijimit te nje unioni fiskal nje kusht i rendesishem per forcimin e unionit te perbashket ekonomik dhe monetar.
Nuk ka perpjekje gjermane per dominance ne Evrope
Kjo kerkon edhe ndryshimin e marreveshjeve evropiane dhe sanksione automatike ndaj atyre vendeve qe shkelin rregullat per kufijte e borxhit. Gjermania dhe Franca te henen 5.12. do te hartojne propozime te perbashketa te cilat do ti prezantojne ne samitin e BE-se. Akuzat ndaj Gjermanise per dominance ne Evrope jane megjithate krejt pavend tha Merkel Ne angazhohemi per nje kulture te caktuar stabiliteti dhe rritjeje ekonomike por e bejme kete ne frymen evropiane te Konrad Adenauer-it dhe Helmut Kohl-it. Bashkimi gjerman dhe ai evropian ishin dhe jane dy ane te se njejtes medalje dhe kete ne nuk do ta harrojme kurre. Merkel nenvizoi edhe njehere se nuk mund te kete pergjegjesi te perbashket per mekataret e borxheve.
Kritika te ashpra te opozites
Kancelarja i dha keshtu fund edhe diskutimit per eurobondet. Me kete pozicion kancelarja Merkel ngjalli kundershtim te forte ne radhet e opozites. Kryetari i grupit parlamentar te te gjelberve Jrgen Trittin tha se borxhet qe tani po mbahen ne supe te perbashketa. Trittin kerkoi nje fond evropian per shlyerjen e borxheve dhe nje licence bankare per fondin per shpetimin e euros. Kryetari i grupit parlamentar te socialdemokrateve Frank Walter Steinmeier e akuzoi Merkelin se me pavendosmerine e saj ka kontribuar ne ashpersimin e krizes se euros.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kryetari i grupit parlamentar te socialdemokrateve Frank Walter Steinmeier
Kriza e Evropes eshte thelluar ne menyre dramatike. Dhe ju Zonja Merkel ju dhe kjo qeveri nuk jeni shkaku i saj por me pavendosmerine tuaj mungesen e vendimeve keni kontribuar ne te. Sjellja juaj nuk kontribuon ne stabilitetin e situates ne Evrope. Perkundrazi ky koalicion konservatoro-liberal i cili nuk eshte ne nje mendje per asgje rrezikon stabilitetin ne Evrope. Kjo eshte e verteta - deklaroi Steinmeier.
Me thelbesore ishte kritika e te majteve. Shkaku i krizes nuk jane borxhet e shteteve por pushteti i bankave shoqerive te sigurimit dhe fondeve te investimit tha Gregor Gysi kryetari i grupit parlamentar te partise E Majta. Ai kerkoi qe bankat e medha private te kthehen ne institute publike. Vetem keshtu mund te luftohet kriza. Masat e marra deri tani nga politika sjellin vetem reduktim te sektorit social varferim dhe kufizim te te drejtave demokratikeBildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Gregor Gysi kryetari i grupit parlamentar te partise E Majta.
Kjo eshte e papranueshme. Ne Itali ne Greqi angazhohen teknokrate ne drejtimin e vendit pa zgjedhje pa ndryshim. Thjesht dergohen ne shtepi qeverite qe nuk i duan me dhe angazhohen njerez te cilet i pelqejne BE-se. Keshtu po perjetojme nje reduktim dramatik te demokracise.
Kritika e opozites ndaj politikes se qeverise ishte e ashper. Por tregjet financiare reaguan pozitivisht. Kurset ne bursen e Frankfurtit shenuan rritje pas deklarates qeveritare te kancelares Merkel.
Autor Bettina Marx / E. Xhani
Redaktoi Aida Cama